
Lajmi për vdekjen e reperit të njohur amerikan Fatman Scoop ka tronditur publikun. Incidenti ndodhi papritur gjatë një koncerti në Konektikat, ku 53-vjeçari u rrëzua teksa po performonte. Pas dërgimit me urgjencë në spital, u konfirmua se ai kishte ndërruar jetë.
Mes atyre që kanë reaguar ndaj kësaj tragjedie është edhe këngëtarja Tuna, e cila kishte bashkëpunuar me Fatman Scoop dhe Franques në këngën "Knocks Me Out" në vitin 2016, një hit i madh i asaj kohe.
“Zemërthyer. U prehsh në paqe, Fatman Scoop! Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës tënde. Jam e lumtur që isha pjesë e saj,” shkroi Tuna në një postim në InstaStory, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Bravo Tuna, goc me norma, i respekton xaxat qe e kane shkepur. Jo si Alketa Vejsiu, qe vdiq Coolio i cili e kishte shkepur kur erdhi atehere tirane, dhe Alketa qe sberi asnje koment.