“Shpesh jam kokëfortë dhe egoist”, aktori i njohur habit me deklaratën: Nuk dua fëmijë, prindërimi është i vështirë

1 Shtator 2024, 14:05Lifestyle TEMA
“Shpesh jam kokëfortë dhe egoist”, aktori i njohur habit

Aktori i njohur dhe mundësi amerikan, John Cena ka deklaruar se nuk dëshiron që të bëhet prind. I ftuar në podkastin “Club Shay Shay”, aktori diskutoi për çështjen e prindërimit me drejtuesin, ndërsa tregoi arsyet e këtij vendimi.

Sipas 47 vjeçarit, të jesh një prind i mirë kërkon investim dhe shumë sakrificë, ndërsa shton se ai nuk është gati për këtë pasi dëshiron të jetojë jetën i lirë, i pashqetësuar nga gjërat e tjera.

“Jam i vetëdijshëm për sa shumë investim dhe sakrificë është e nevojshme për të qenë një prind i mirë. Më frikëson ideja sepse jam shpesh kokëfortë dhe egoist, dhe i qasem botës me një kuriozitet të madh.

Për këtë arsye, mendoj se nuk jam i gatshëm, dhe as nuk do të jem ndonjëherë i gatshëm të investoj kohën e nevojshme për të qenë një prind i mirë, sepse dua të jetoj jetën ashtu siç e jetoj”,- u shpreh aktori John Cena.

Aktori shtoi se ndjen që ka ende shumë për të bërë dhe arritur në jetë, dhe se gruaja e tij Shay Shariatzadeh, me të cilën është martuar që nga viti 2020, është një mbështetje e madhe për të.

Cena tha se gjithashtu ka biseduar edhe me gruan e tij për prindërimin dhe se ajo mendon në të njëjtën mënyrë si ai, dhe se që nga fillimi i lidhjes janë pajtuar për këtë çështje.

4 Komente

  1. D
    Detari

    Nuk ben dot femije nga steroided qe ka mare gjithe jeten eshte steril.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ....

      Si duket qihet ne bythe

      Përgjigjjuni
      1. M
        Momqirsi grekofoneve

        Pse grek eshte ky?

        Përgjigjjuni
      2. N
        Noone

        edhe ky legeni pjese e axhendes me perhap de-popullizim dhe majde del hapur da dish ti ca eshte dashuria per femijen mer plehre, nuk do i thoje kto fjale

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje