Shkencëtarët e Institutit Oqeanik Schmidt kanë zbuluar një vargmal nënujor rreth 900 milje larg brigjeve të Kilit, i cili shërben si banesë e disa ekosistemve të paprekura. Studiuesit mendojnë se aty jetojnë rreth 20 specie nënujore të panjohura më parë.
Ekipi i studiuesve ka bërë një kërkim 28-ditor në shtratin e Oqeanit Paqësor, në zonën e njohur si Kreshta Nazca.
Kamerat kanë filmuar për herë të parë një sërë gjallesash të rralla nënuojre, përfshi edhe një specie kallamari, që më parë ishte studiuar vetëm përmes disa kampioneve të ngordhura.
Teknologjitë e reja iu mundësuan studiuesve të kërkojnë më saktësisht në thellësitë e oqeanit, duke përdorur robotë të komanduar në distancë për të filmuar dhe fotografuar, por edhe për të ndërtuar hartën e shtratit oqeanor të kësaj zone.
Rrjeti amerikan ABC News raporton se, sipas drejtoreshës ekzekutive të Institutit Schmidt, Jyotika Virmani, vetëm 26% e thellësisë së oqeanit është filmuar dhe fotografuar në rezolucion kaq të lartë.
Dy ekspeditat e mëparshme të këtij institute në të njejtën zonë çuan në zbulimin e 150 specieve të panjohura më parë.
Por, duke qenë se vargmali nënujor gjendet jashtë juridiksionit të çdo shteti, ekosistemet e tij kërcënohen nga pasojat e ndryshimit të klimës, ndotjes, por edhe peshkimit pa kriter. Kreshta Nazca pritet të shpallet një “zonë detare e mbrojtur” nëpërmjet një traktati të Kombeve të Bashkuara.
Lini një Përgjigje