Në Suedi po bëhen thirrje për ndalimin e “ecjes baba dhe vajze” drejt altarit në rastet e ceremonive martesore.
Sipas traditës, në kishën suedeze, e cila është luterane, nusja dhe dhëndri ecin bashkë drejt altarit, në vend që nusja të shoqërohet drejt altarit nga babai i saj, siç ndodh në Britaninë e Madhe apo në Shtetet e Bashkuara.
Por, në vitet e fundit, të ndikuara ndoshta edhe nga televizioni, filmat apo rrjetet sociale, më shumë vajza suedeze po kërkojnë që drejt altarit, “të dorëzohen” nga baballarët e tyre.
Kjo çështje, që shumë suedezë e përshkruajnë si “traditë Hollivudi”, ka filluar të ziejë prej ca kohësh tashmë, sidomos në vitin 2010, kur princesha suedeze e kurorës, Victoria, vendosi të shoqërohej pjesërisht në altar nga babai i saj, Mbreti Carl Gustaf.
Në ditët e fundit, debati është rikthyer pas dorëzimit të një mocioni në adresë të kishës suedeze, për ta ndaluar praktikën e dorëzimit të vajzave nga baballarët në altar.
Sara Waldenfors, pastore në Nylöse, Gothenburg, e cila së bashku me Jesper Eneroth parashtroi propozimin në fjalë, tha se nuk ka shpëtim nga simbolika patriarkale.
“Trendi relativisht i ri, sipas të cilit, babai shoqëron nusen drejt altarit dhe ia dorëzon atë dhëndrit, nuk është traditë e kishës sonë,” u shpreh ajo për The Observer.
“Edhe pse si skenë duket e bukur...ne nuk mund të shpërfillin atë që simbolizon: një baba duke i dorëzuar një virgjëreshë të mitur kujdestarit të saj të ri.”
Por anëtarët e tjerë të kishës nuk janë dakord. Henrik Lööv, një komisioner ekzekutiv në famullinë Jönköping, tha se ka të bëjë me lejimin e përfshirjes së familjes në ceremoni dhe jo një "dorëzim ligjor dhe patriarkal".
“Nëpërmjet kësaj, nusja ose dhëndri zgjedhin të shënojnë rëndësinë e një të afërmi në jetën e tyre – një zgjedhje që do të thotë shumë për të gjithë të përfshirët”.
Ketyre po u mbytet vaporri keta duan te shpetojne litaret. Suedise i ka hyre kanceri islamik dhe po e ha nga brenda keta merren se kush do ta coje nusen ne altar.
Kur nuk ke probleme, do ti sajosh...mgjs dhe pa probleme nuk janë, por nuk duan ti shohin.
Nuk ka asgje patriarkale ne kete simbolike sepse babai ja dorezon vajzen dhenderit qe eshte i shoqeruar nga e ema.
Virgjeresha thote.......po i dorezohet kujdestarit po pse nuk thua se ajo virgjeresha e ka mesuar bicikleten qe ne vogeli e ju ende thoni virgjereshe