“Jo po këta të Shqipërisë janë ashtu jo po ne…a do t’i lëmë këto ndarje?”, reperja: Më kanë përkrahur në momentet më të vështira

31 Gusht 2024, 09:45Lifestyle TEMA
“Jo po këta të Shqipërisë janë ashtu jo po

Reperja nga Kosova, e njohur si Tayna ka reaguar mbi deklaratat e disa personazheve publikë si në Kosovë dhe Shqipëri për "ndasitë" ndaj njëri-tjetrit.

Tayna thekson se këto debate janë të pavlera dhe se sipas saj, njerëz pozitivë dhe negativë ekzistojnë kudo, pavarësisht vendit.

Ajo shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen që ka marrë nga shqiptarët e Shqipërisë gjatë disa prej momenteve më të vështira të karrierës së saj, ku tregon se i janë gjendur gjithmonë pranë.

“Jo po femrat janë bërë kështu, jo po djemtë ashtu, jo po këta të Shqipërisë janë ashtu, jo po ne… a do t’i lëmë këto ndarje? Një person i mirë është i mirë, i keqi është i keq, pavarësisht të tjerave.

Madje, meqë ra fjala, fytyrat publike në Shqipëri më kanë përkrahur më shumë në momentet e vështira si një artiste shqiptare nga Kosova. Kaq”, - ka shkruar reperja në një postim në Threads.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje