Reperi amerikan Fatman Scoop ka vdekur pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance në Konektikat, SHBA.
Artisti i lindur në Nju Jork, emri i vërtetë i të cilit është Isak Friman III, ishte duke performuar në Hamden, Konektikat, kur siç raportohet, pati një emergjencë mjekësore. Në një video të postuar në rrjetin social X (ish Twitter), reperi shihet në momentin kur humb ndjenjat pas podiumit të DJ-it.
Fatman Scoop, 35 vjeç, njihej për bashkëpunimin e tij me Missy Elliot dhe Ciara në hitin “Lose Control,” të publikuar në vitin 2005, por edhe për bashkëpunimin me Mariah Carey për hitin “It’s Like That.”
Pasi humbi ndjenjat në skenë, reperi u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët njoftuan vdekjen e tij. Vdekja e tij vjen 13 muaj pasi një tjetër reper, i njohur me emrin e artit Big Pokey, vdiq në skenë, teksa performonte në Teksas.
Overdose
Varikarsinat