
Përveçse partnerja e një prej lojtërëve më të njohur në botë, Georgina ra në sy edhe për paraqitjen e saj. Modelja nga Argjentina i ka të shpeshta postimet në Instagram, ku ndan me ndjekësit foto me familjen apo edhe të sajat.
Edhe së fundmi Rodriguez ka mahnitur me pozat ku në disa foto duket me fëmijët dhe në disa të tjera ka vënë në pah të pasmet e saj bombastike. Ndonëse është shquar gjithmonë për format e saj, këtë herë ndjekësit e kanë akuzuar modelen për fotoshop.
“Georgina flokët i ike shumë të bukura, por kjo nuk është prapanica jote”; “Je e bukur, nuk ke nevojë për Photoshop”; “Kjo duket shumë jonatyrale”; “Kushdo që mendon se kështu duken të pasmet tua, gabon shumë” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale
Kujtojmë që disa kohë më parë Cristiano dhe Georgina përjetuan një situatë të vështirë, pasi humbën fëmijën e tyre akoma pa lindur. Pas një kohe të gjatë të izoluar nga rrjetet sociale, çifti u fotografuan duke shijuar pushimet luksoze në Majorka.
kjo debilja qe po mos ishte partnerja e atij qe ka as do e njihte kush ,lere pastaj modele e lesh e presh ca thone kot verdalle .e verteta eshte qe kjo eshte nje vajze pa asnje lloj talenti e cila pati fatin te kete ne krah nje person nga me te famshmet ne planet .......shijoje dhe mos na caj shume trapin se ske ndonje merite per ate llioj jete qe ben ....
baxhelle