Gjatë premierës së filmit të tij të ri në Netflix, Jay Kelly, George Clooney bëri shaka për grabitjen e fundit në Luvër, duke thënë me ironi se ishte “krenar” për hajdutët. Komenti i aktorit lidhet me rolin e tij të famshëm si Danny Ocean në trilogjinë Ocean’s Eleven, Twelve dhe Thirteen.
“Është e tmerrshme… por si hajdut profesionist siç jam unë, isha shumë krenar për ata djem,” – tha Clooney me humor.
Aktori konfirmoi gjithashtu se “Ocean’s Fourteen” është në zhvillim, dhe se do të ribashkojë kastin origjinal: Julia Roberts, Brad Pitt, Matt Damon dhe Don Cheadle.
I pyetur nëse filmi i ri do të ketë një grabitje si ajo e Luvrit, Clooney u përgjigj me batutë: “Dikush e ka bërë tashmë… ndoshta këtë herë do të grabisim Adam Sandlerin.”
Xhirimet pritet të nisin në 2026, ndërsa Jay Kelly do të publikohet në kinema më 14 nëntor dhe në Netflix më 5 dhjetor.
Lini një Përgjigje