Këtë të shtunë, artistja Inida Gjata, ishte e ftuar në Euronews Albania, ku komentoi një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe ku pretendohet se është artistja shqiptare Parashqevi Simaku, e cila merr ndihma për Krishtlindje në New York, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Gjata tha se personi në video nuk është Parashqevi Simaku. Ajo shtoi se këngëtarja shqiptare nuk ka kërkuar ndihmë dhe as nuk ka nevojë për ndihmë, pasi, nëse do të kishte, ajo ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk mund t’i zbresë në tokë.
“Kur nuk kërkohet ndihma, nuk ka pse bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe. Është një lajm i fabrikuar, e para, ajo zonja nuk është Parashqevi Simaku. E dyta, Parashqevi Simaku e di kujt t’i kërkojë ndihmë, pasi ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk i ul në tokë po të dojë.
Është e turpshme kjo që po ndodh. Përmes kësaj krijohet një reaksion zinxhir që bëhet shumë i dëmshëm. E para, përfshihen familjarët e saj. E dyta, bëhen lloj-lloj dallaveresh dhe përmenden njerëz përpara 40 vitesh, duke bërë të gjithë sikur po e ndihmojnë. Ju po e zhysni në dëshpërim Parashqevinë me këtë që po bëni”, tha Gjata.
Gjata shtoi gjithashtu, se nuk mund të shkatërrohet imazhi i një artisteje të madhe nga njerëz që bëjnë si humanistë.
Ajo nënvizoi se nuk mund të ndihmohet një person që nuk dihet kush është dhe aq më tepër kur ndihma nuk të kërkohet.
“Nuk mund të shkatërrosh imazhin e një njeriu duke riprodhuar lajme të pavërteta, duke supozuar se kjo zonja është Parashqevi Simaku, duke ngritur të madh e të vogël dhe duke bërë si humanistë. Ky është sadizëm i pastër, të mos e lësh tjetrën rehat që ka 30 vjet që ka vendosur të jetë rehat. Pse është larguar ajo? Nga gojët e liga të shqiptarëve, pasi nuk është hera e parë që Parashqevi Simaku bëhet pjesë e këtyre gojëve të liga”, tha ajo.
Kujtojmë që një video e transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, Abc7 dhe që u ripublikua nga gazetari Blendi Fevziu, pasqyronte një grua me emrin Nolfe Simaku që merrte ndihma për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Video tronditi rrjete sociale, pasi shumë persona pretendonin se ajo ishte artistja shqiptare Parasheqvi Simaku.
Por ishin familjarët e vetë këngëtares dhe shumë persona të tjerë, të cilët pranuan se personi në video ishte këngëtarja e njohur.
Boll moj idiote , nqs eshte vertet këngëtares duhet dhënë ndihmë urgjent. Ç do njeriu mund ti ndodhi qe të vije në situata të tilla , asnjë nga ne nuk ka në dore fatin. Këtu s ka gje për të fshehur se nuk ështe turp. Turp ështe mos të solidarizohemi me hallin e saj nqs se është real.
Ahhhha mos ka mik xha Bidenin i ndrron pampersat
Indira kreuz po ti si.mjeshtre sexy a ke aq miq ne gjermani.
Elon Muskun e ka zene halli tani se do ja rrezoje satelitet ne toke Parashqevia nga tunelet e subway te Newark ku jeton.
O Tani dhe ju DEBILAT E TJERË. Ju jeni aq IDIOTË sa nuk kuptoni THELBIN e shkrimit. NUK KA KËRKUAR NDIHMË P. SIMAKU. LËRENI REHAT. TURP TË KENI(shqipo jeni ju,vari lesht)
Nqs do te merrnim ,per te Vertete kjo qe Deshmoni ju ne kte shkrim ( qe jam i bindur qe shume shqiptare te Mire,qytetare ,do ta deshironin,te jet keshtu ) - eshte fare e lehte fal Teknollogjise Komunikimit ,qe dikush qe ndodhet pran Artistes P.Simaku ,te provoj te kunderten ne S.M dhe mbyllet Filmi dhe veshet e Shrek Fevzise ,zhduken nga Kazani ,pa i pregatitur mbush me oriz
Kjo inida cfare e ka emrin mendon se i di te gjitha punet,mos fol moj zonje se ti sdi gje fare keshtu qe mbille gojen e mos e menderos problemin.
Ouu..., sipas Zhakut , Parashqevia qenka aq mire dhe paska aq miq te fuqishem , sa qe po te doje i zbret ne toke edhe satelitet e Musk-ut .Ashtu qofte moj Zhak , por a je e sigurte apo dhe kjo eshte nje nga brockullat e tua per protagonizem si egocentriste qe je ?! Lere lere , po edhe ne qe interesohemi e pyesim si eshte , si mund ta ndihmojme kete yll te muzikes tone , ti , e jo vetem ti , na cilesoni si njerez qe futim hundet ne jeten e tjetrit . Une p.sh. jam nje punetor ne pension dhe , si ty , jetoj ne Gjermani prej 30 vjetesh . Nuk jam VIP si ty , bile mezi e mbyll muajin me te ardhurat qe kam , por kur degjova kete histori u shqetesova , u merzita e jam i gatshem qe ato pak pare xhepi qe mbaj per cigare apo ndonje gote ( se kaq takat kam ) , do tí dhuroja per te ndihmuar te mrekullueshmen Parashqevi .Ja kam borxh per kenaqesine kur degjoj-a kenget e saj.
Kjo flet kodra pas bregut
Oh Inida na qetesove se ishin shume ne merak se si ka gdhire sot Parashqja ,Ne falemi tre here ne dite per Parashqen. Aman Inida coji selam prej nesh dhe po pati ndonje mundesi te na ndihmoje neve qe jetojne ne gjolin e durresit. Jemi gabel nga egjypti.
kjo debilja inida nuk ka hallin e te madhes Parashqevi, po ka hallin e vet ,se mos perfundoje edhe ajo ne kete gjendje.
Kush eshte kjo koke pallaska qe flet me kaq kompetence per ulje ngritje satelitesh. Lereni robin ne hallin e vet, mos flisni gomarlleqe se me shume e demtoni se e ndihmoni.
Avash,avash se edhe Bleona ka mik Trump por i ka ikur truri për Saliun
Ajo eshte Parashqevi Simaku Nga gjithe kjo situate kuptova se i madh e i vogel kerkon qe ajo te mbeshtet Kush eshte e keqja ketu ???