“Ish-gruaja e Visit”- Deklarata e Xhemi Shehut që trazoi rrjetin

17 Qershor 2022, 12:25Lifestyle TEMA

“Ish-gruaja e Visit”- Deklarata e Xhemi Shehut që trazoi

Nisur nga fakti që është shumë hermetike dhe deklaratës së papritur kur iu referua vetes si ‘ish-gruaja e Visit’ për disa minuta të gjithë menduan se Xhemi Shehu është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Por, jo. Moderatorja vijon ende martesën e saj me partnerin e shumë viteve që nuk është pjesë e showbizit.

Xhemi ishte sot e ftuar në “Wake Up” ku foli për jetën personale dhe atë profesionale.

E pyetur rreth fëmijëve, Xhemi tha se prindërimi është një detyrë shumë e vështirë teksa nuk e konsideroi veten ‘mami të mirë’.

“Prindërimit nuk ia merr kurrë dorën dhe çdo ditë e gjej veten në situata të vështira. Vështirësia më e madhe është se jam e dyjëzuar sepse është kjo pjesa ‘tërhiqe mos e këput’. Edhe të jesh liberale, edhe strikte, ndërkohë janë në lojë faktorët e jashtëm, që fëmija yt të jetë si të tjerët.

Unë nisem nga fëmijëria ime dhe them se ishim shumë mirë. Por gjërat kanë ndryshuar shumë, është një luftë e përditshme. 

Nuk mund të them se jam një mami e mirë. Ka momente kur ndihem se kam dështuar. E kap veten rrugës, di të them më fal”- tha Xhemi në rrëfimin e saj teksa më pas përshëndeti fëmijët duke shtuar se po e shohin nga ekrani.

“Përshëndesim edhe Visin” – shtoi Isli duke e ngacmuar për shkak se Xhemi nuk flet për të në intervista. “Nuk po më sheh nuk e di fare ku jam. I kanë çuar haber. “Ajo ish-gruaja jote” – tha Xhemi duke qeshur, teksa shumë mund ta kenë gjetur veten duke pyetur nëse ajo është divorcuar.

E pyetur disa minuta më pas nga Isli se “Pse iu referove vetes si ish-gruaja?” Xhemi sqaroi se “Po për aq kohë sa nuk e di që unë kam ikur. Ishte një batutë. Nuk jam ndarë”.

Xhemi është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë larg vëmendjes publike dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të.

Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë.

Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njërës dorë.

Ata kanë dy djem, Gabrielin dhe Martinin që rrallë i shohim në profilet e Xhemit në rrjetet sociale.

18 Komente

  1. A
    Andi dhe Mehdi Bushati

    Edhe po te mori ISLI ne interviste, pyete veten mire, se te bene per "uje te ftohte", pa le ajo... ORI

    Përgjigjjuni
    1. H
      Heroi sado

      Babë e djalë MashaAllah me çfarë merren Yf

      Përgjigjjuni
    2. l
      labi

      Vendi cudirave,te gjitha kane burra bisnesmen,ne ate vend dhe nje cafe po te kesh je bisnesmen,cudia me e madhe ishte kur mora vesh se shume prej tyre makinat i kishin me leke borxh,te xhytur ne kredi,uroj te pakten grate mos ti kene me kredi,eshte kjo arsyja qe nje cop injorani ish burri i Fjolla Morines talli trapin me gazetaret ne Shqiperi duke ju prezantu si bisnesmen,kur as morra nuk ka,po ceshte me e keqja dhe mbasi e la Morina femrat e tv atje akoma per ish burrin e mbajne dhe bisnesmen.

      Përgjigjjuni
      1. t
        teli

        Respekte per Xhemin

        Përgjigjjuni
        1. C
          C

          Pse I jepni rendesi ketyre lloj lloj k.....na plasi ...

          Përgjigjjuni
          1. C
            C

            Pse I jepni rendesi ketyre lloj lloj k.....na plasi ...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tomi

              Qeka plak kjo xhemilja, rri kot tani pas portokallise bushtra edhe si duket e lag rralle!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luli

                Eshte e mire, dreqka.

                Përgjigjjuni
              2. m
                mirel

                Xhane moj Xhemi - Xhemile, xhane moj me qifsh.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhoni shef escortash me Nivel

                  Tomi , amon mer se mendjen vete aty e keni (me e lag ) . Kush eshte kjo njieher ? haaaaaha .

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edmond...

                    Kjo si e pangjitur.....rofshin llaçrat qe stukohen se si zhaba do dukeshin...

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malo

                      Po kjo pse nuk e tregon burrin apo del ne foto me Salsanon!?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arixhofke hesapi

                        Po siç duket o Malo perderisa ne plazh me Salsanon, ne foto me Salsanon mos e ka te fejuar?? Meren vesh keto vllareee

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bisha NANO

                          FEMER E KENDSHME…..

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Tymi

                          Po ca populli paskemi qene, vetem me sha. Po rrini o kara shifni i here grate e juja neper shpia, dukeni sikur jeni martu me burra

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrace gomari

                            Ah moj Xhem moj Xhem. Ta dish ti ca kam une, leke jo, por 28cm pa hile.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qytetari tiranes

                              Uroj mos te jet e vertet , se ke familje te bukur burr dhe djem te bukur siç je dhe vet Xhem , por me salsanon me ate kok te shemtuar e bere balt fare , uroj mos te jet e vertet .

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bobi

                                Po rritesh Xhemile

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje