Ish-kreu i Google, takohet me gruan në festë, pasi i ka dhuruar 100 mln $ të dashurës 30-vjeçare

22 Maj 2024, 17:31Lifestyle TEMA

Ish-kreu i Google, takohet me gruan në festë, pasi i ka dhuruar 100

69 vjeçari Eric Schmidt, shihej së fundmi me ish-gruan e tij Wendy në një darkë të mbushur me fytyra milionerësh, disa javë pasi i dha një kompani me vlerë 100 milionë dollarë të dashurës së tij 30 vjet më të re.

Eric e Wendy shiheshin të flisnin në mbrëmjen e ditëlindjes së stilistit të çiftit Obama, Michael S. Smith.

Mbrëmja e 60-vjetoriit të Michael në vilën e Bel Air ishte e mbushur me emra ekskluzivë milionerësh si Steven Spielberg, Harrison Ford, Cindy Crawford, Rande Gerber, Queen Latifah, Larry David, JJ Abrams, Sean Hayes.

Kjo është hera e parë që çifti shihen bashkë që kur u raportua se Eric kishte pompuar 100 milionë $ në biznesin e të dashurës Michelle.

Sipas rrjetit Forbes, ish-kreu i Google ka nisur të përfshihet me shumë kompani teknologjie, sidomos me atë të së dashurës, të quajtur ‘Steel Perlot’.

Megjithse ka qenë i martuar me Wendy për katër dekada, ish-kreu i moshuar i Google ka dalë shpesh në faqet e gazetave për lidhjet e tij me gra të shumta më të reja.

Por me investimin në kompaninë e Michelle shënohet hera e parë që ai bën biznes me një nga partneret e tij.

Kur u pikas për herë të parë në një mbrëmje intime me Michelle në 2021 në New Mexico, ai dhe Wendy thanë se ishin në një “martesë të hapur”, shkruan Daily Mail.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    po nonen me ndonje arap te zi s'e keni kap ende? apo kush e ka mendjen ke ajo...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje