“Kalova një periudhë jo të lehtë, pata disa bërryla”, këngëtari shqiptar flet për largimin drejt Zelandës së Re

29 Dhjetor 2024, 12:15Lifestyle TEMA
“Kalova një periudhë jo të lehtë, pata disa

Reperi Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit si “Big Basta” ka rrëfyer arsyet që e kanë shtyrë të largohet nga Shqipëria.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Big Basta tha se kishte arritur në pikën që nuk krijonte dot më as art. Ai tregoi gjithashtu se të njëjtat vështirësi kishte pasur dhe partnerja e tij, Vesa.

“Isha shumë i zhgënjyer. Kalova një periudhë jo të lehtë, sidomos duke parë artistë që nuk e meritonin të ishin aty ku ishin. Por, kush jam unë t’i gjykoj nga ana tjetër. Pata disa bërryla të pakëndshëm.

Vesa ka qenë afër meje çdo sekondë, sepse pata një thyerje mendore shumë të madhe. Nuk arrija dot të krijoja atë që unë doja. Shpesh krijoja çfarë donin njerëzit, kjo është vrastare për artin.

Mendoja se po të rrija në Shqipëri, me shqiptarët do të bëhesha më keq, mendoja. Doja të rrija sa më larg, prandaj zgjodha Zelandën e Re. Edhe Vesa nuk e pati shumë të lehtë rënien time. Unë e gjeta një zgjidhje që të rikrijoja veten time.

Fakti që u ktheva, do të thotë që jam më i fortë se atëherë. Bashkë me Vesën kemi krijuar një mburojë, që nuk besoj se ka djaj që do të mund ta depërtojnë,”- u shpreh këngëtari.

 

3 Komente

  1. S
    Soni

    Se kuptova iku prej Shqiptareve dhe erdhi...thuaj o njeri qe une bej krijime per Shqiptaret e pa ta nuk jeton dot...trego te verteten...kaq

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Ca rrote kari kengetar ky copa budalles qe sdi ca flet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkurt.

        Ky tipi iku, pastroi halet atje se per muzikën qe bente nuk e pordhi kush dhe u kthye te bej tallava neper mejhane.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje