
Jo, kjo foto nuk portretizon asnjë nga krijesat e reja të “House of the Dragon” apo një film horror.
”Kjo është një foto e bërë nga afër e një milingone”, shkruan CNN.
Fotoja mahnitëse është një nga 57 imazhet në Konkursin e Fotomikrografisë të kompanisë së njohur të aparateve fotografike japoneze, Nikon.
Portreti ”i tmerrshëm” është bërë nga lituanezi Eugenijus Kavaliauskas.
Ky është viti i 48-të i konkursit, i cili kërkon të “njohë përsosmërinë në fotografinë përmes mikroskopit”.
”Konkursi i këtij viti mori pothuajse 1 300 aplikime nga 72 vende”, sipas Nikon.
Kavaliauskas ka punuar më parë si fotograf zogjsh përpara se t’i drejtohej insekteve, sipas faqes së tij të internetit.
Ai përdori dritën e reflektuar për të kapur nga afër milingonën tronditëse, me sy të kuq të errët dhe atë që duket të jetë një shprehje e zemëruar.
Edhe pse imazhi u bë viral, Kavaliauskas nuk mori çmimin kryesor në konkurs.
Ky nder u shkoi fotografëve suedezë Grigorii Timin dhe Michel Milinkovitch, të cilët krijuan një imazh të bukur fluoreshent të putrës së përparme të embrionit të një zhapili gjigant të Madagaskarit.
Lini një Përgjigje