Kompozitori i njohur tregon historinë me Parashqevi Simakun kur ishim në zbor

16 Dhjetor 2024, 18:58Lifestyle TEMA

Kompozitori i njohur tregon historinë me Parashqevi Simakun kur ishim

David Tukiçi, kompozitori i njohur, ka folur në një intervistë për News24 për Parashqevi Simakun dhe lidhjen e tij me talentin e saj. Tukiçi tha se ai ishte i pari që e zbuloi talentin e Parashqevisë kur ajo ishte pjesë e zborit në Kavajë, pas mbarimit të shkollës së lartë.


Sipas tij, Parashqevi ishte shumë e re dhe një vajzë simpatike në atë kohë. Më pas, ai tregon se ka punuar në RTSH, ku propozoi që Parashqevi të këndonte dhe ajo mori pjesë në festival, duke lënë një gjurmë të thellë dhe duke u nderuar me çmime për performancën e saj.

David Tukiçi: Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Pasi mbarova shkollën e lartë për kompozitor, më caktuan të bëj zborin në Kavajë. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio, ishte tepër e re.


E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Ishte një vajzë shumë e brishtë, simpatike. Unë kompozova një këngë atje dhe e këndova në duet me Parashqevinë. Isha i pari që e aktivizova. Unë punova më vonë në RTSH dhe atje e propozova që të këndonte dhe ajo këndoi dhe mbeti në memorien e shqiptarëve.

Më tej nuk e kam parë më. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur

12 Komente

  1. D
    Davidi

    Simpatike per ate kohe... Parashqevia ishte yll.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vari l***t

      Nese je mashkull dhe mendon se Parshqevia ishte yll, atehere je vertet per te te qare hallin. Nese je femer atehere me siguri do kesh qene ndonje kooperativiste e dalluar ne ndonje fshat te humbur te Shqiperise.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sylvinjo

      Bravo Tukici ! Ka folur si zotni i vertete

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Nje telefonate e Elsa Liles do e ndihmonte se tepermi Parashqevine ne gjendjen ku ndodhet sot. Ajo ka nevoje te ngrihet moralisht, shpresoj te mos kete probleme mendore, se ato jane me te veshtira per tu kuruar.

        Përgjigjjuni
      2. I
        ILIR

        Me gjithe kete zhurme per Parashqevine ,i keni dhene vemendjen sikur te ishte Uitni Juston.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi nga Bregu

          @ILIR, Po! Ishte edhe me e mire... Dhe mbi kete nuk ka as piken me te vogel te dyshimit...pervec teje.......

          Përgjigjjuni
        2. R
          Real

          Doni me per Belulin? Ik more zorragji. E paske zbuluar ti i famshmi.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vari l***t

            Epo dikush do e zbulonte se keshtu nga qielli direkt ne sallen e festivalit nuk do binte

            Përgjigjjuni
          2. V
            VOLLODJA

            KY THOTE SE ISHTE I PARI

            Përgjigjjuni
            1. f
              flase

              Me duket se ky na genjen; po si e kendoi ky kengen me Parashqevine, kur ky mesi fliste shqip, fliste belber?! I paska bere ky te gjitha per Parashqevine. JU jeni nga ata artiste qe peshtyni dhe lepini! "Gdhobi rrotudhohet...!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi nga Bregu

                Per mendimin tim, ti po e ul veten duke pergojuar te madhin Tukici. Sado pak te duket, ai mbetet nje vlere e shtuar e artit tone...

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kenge te viteve 80

                Me tamam e ke kenduar kengen :Ja Atdheu im ......Globi Rrotullohet ....???? U Rrotullua edhe per ne Globi eshte situate tjeter sot ?Ku e dije ti more Tukici ????Kurse per parashken marashken mbahet mend kenga : mos mi prekni ju femijet se nenat nuk lejojne ..........? Duhet ta kishte parasysh parashka kur mori rrugen e Amerikes ???Ishin kenge me shume kuptime ???

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje