Konfliktet e Lindjes së Mesme ndikojnë tek Oscars 2026? Në pikëpyetje tapeti i kuq

6 Mars 2026, 16:01Lifestyle TEMA
Konfliktet e Lindjes së Mesme ndikojnë tek Oscars 2026? Në

Organizatorët e ceremonisë së 98-të të ndarjes së çmimeve Oscar po shqyrtojnë një plan emergjence, për shkak të zhvillimeve të fundit në Iran dhe situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Sipas “Page Six”, producentët e ceremonisë po analizojnë disa skenarë alternativë, përfshirë edhe mundësinë e anulimit të tapetit të kuq, në mënyrë që eventi të mos perceptohet si një festim demonstrativ në një moment të ndjeshëm ndërkombëtar.

I njëjti burim për “Page Six”, ka bërë me dije se tapeti i kuq ishte planifikuar fillimisht të dekorohej me panje japoneze, të konsideruara simbol i paqes dhe jetëgjatësisë. Megjithatë, po shqyrtohet nëse një dekor i tillë është i përshtatshëm në klimën aktuale gjeopolitike.

Nga ana tjetër, disa përfaqësues të industrisë së filmit në Hollywood kanë deklaruar se deri tani nuk janë bërë ndryshime konkrete në organizimin e tapetit të kuq. Megjithatë, Akademia thuhet se po vlerëson me kujdes çdo detaj që lidhet me imazhin publik të ceremonisë.

Situata bëhet edhe më delikate duke pasur parasysh se këtë vit janë tre kandidatë iranianë në garë për Oscar. Mes tyre është regjisori Jafar Panahi me filmin “It Was Just an Accident”, Sara Khaki dhe Mohammadreza Eini, krijues të dokumentarit “Cutting Through Rocks”.

Brenda industrisë ekziston shqetësimi se, pavarësisht vendimeve për tapetin e kuq, ai mund të shndërrohet në një “fushë të minuar”, pasi aktorët, përfaqësuesit e tyre dhe studiot janë gjithnjë e më të rezervuar përballë mundësisë që yjet të përballen me pyetje mbi zhvillimet ndërkombëtare.

1 Komente

  1. B
    Beni

    Na plasi KARI.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje