Kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë

14 Dhjetor 2024, 16:35Lifestyle TEMA
Kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe

Parashqevi Simaku, është padyshim një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën.

Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale, ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para.

Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997.

Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej. Parashqevia dha dikur këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997.

Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997.

Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997.

Prej asaj kohe Parashqevei Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë.

Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?

Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.

Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm.

Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.

Përgjigja juaj ishte menjëherë po?

Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno me mua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai është shumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet të respektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të një letre.

Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gati zbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror. Prindërit e mi i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi u prezantova në familjen e tij, për të dy nisi një jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kam kuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

Robert është i mrekullueshëm, pse është i bukur, apo ka të tjera veti dhe karakteristika të padukshme për syrin e të panjohurit?

Është vështirë të flasësh për burrin tënd, por ajo që më duket kryesorja është ndjeshmëria e tij, ngrohtësia njerëzore me të cilën të rrethon, dashuria që të dhuron.

Ju e kishit thirrur ngaherë në ëndrrat tuaja një njeri si ai?

Unë kisha shkruar një listë dikur, me 10 veti që duhet t’i kishte bashkëshorti i ardhshëm. Roberti ka 13.

Pra në vitin ’92 kur u larguat nga Shqipëria ishit pothuajse e bindur, se, askush këtu nuk do mund të qe i denjë për listën tuaj 10 kërkesëshe?

Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt të kundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë të përbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt të paqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit.

Robert është shqiptaro-amerikan?

Në një video e postuar nga gazetari Blendi Fevizu ishte shkëputur nga televizioni amerikan “Abc 7”. Gruaja, e cila ka ngjashmëri me këngëtaren merr nga fëmijët një “Çantë Bekimi (BackPack)” për të pastrehët.

Në video, gruaja që merr çantën dhe flet prezantohet me emrin “Simaku Nolfe”, në fakt ky është mbiemri i ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe. Kështu që, përveç ngjashmërisë, shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë bërë lidhjen edhe me emrin e saj dhe të të shoqit.

7 Komente

  1. I
    Ish shokun

    Kjo nuk la car pa thyer kur ishte ketu na del se burrin e erdhshem dua 10 kerkesa , po te kujtoj shokun tim Dash Bajazitin moj e ndershme Paro .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Vllai asaj as qurret nuk ia kapje dot, e jo me t´i afroheshe. Ajo ka qene goce nobel. Se ca ke enderruar ti ne koken tende, aty s´te ndihmojme dot, prandaj dhe eshte zanaksi. Mos harro dozen se pastaj shkruan xhevahire.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bimi

        Hajde Dashi pa brire hahhaahaha me lot kam qesh. Po Dashi ka nevoje per shoqnine qe t´i kujtoje ishave lidhjet qe ka pas?Pupupupu... Nje pyetje, kur thyheshin keto carat ti i mblidhje apo i prisje qe mos binin pertoke... A e kupton sa rende qe jeni o te uruar. Frustrim seksual ne nivele te frikshme :O

        Përgjigjjuni
      2. L
        Landi

        Ju ne Shqipni jeni Idioter te gjithe.Nuk e kuptoj pse i jepni rendesi kaq shume ,ishte apo nuk ishte Parashqivia.Po ajo eshte,dhe pastaj cfare?Eshte nje njeri i zakonshem qe Profesionin ne Shqipni e kishte Kengetare,e pastaj.Po Prinderit e mij dhe te Miljonave Shqiptareve qe ishin Punetore,punuan per 40 vite ne Regjimin e Hoxhes nuk flet njeri.Ju eshte ndryshimi i Profesionit Kengetare dhe Shofer qe ka pase Babai im,kane punuar ne ate regjim.Pir ose oer Parashqevine po beni Namin por per Njerez te tjere qe nuk jane Artiste ju nuk i Shihni me sy,nuk shoh nje shkrim ne Gazeta per nje Hidraukik qe punon ketu ne Amerike,por per nje Shqiptare me emrin Parashqevi po beni namin.Hajvaber Gazetaruce si puna atij Idiotit Fevziu:Parashqevi Simaku ishe Dashnorja e Ficorr Shehut,besoj ju kujtohet kush ishte,kalonte ne Festivale se Tipa si Ferd Deda Pijaneci nuk e fuste ne Festival pa kalu tek Fredka.Mos na Hapni Barkun me Karakurvat e Shqipnise se Hoxhes,na e bote Simakun sikur eshte Vace Zela.Rrespektoni Tamam Artista si Robert Ndrenika,Reshat Arbana,Tinke Kurti,sa i keni gjalle,por jo te Turreni mbas Parashqevive se na e shpifet oer Arsyetimin qe keni per Figurat Artistike.Tung nga Amerika.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LAnda

          ik o pirdhu ti me gjith gjykimin tend. Njeriu reagon pozitivisht per ate energjine qe merr .prinderit e tu ata qe i njofin le ti respektojne

          Përgjigjjuni
        2. .
          ..

          Burri quhet Ali Senjefi

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cna ka gjet hall i modh

            @Landi ! Kta shqiptaret qe i zu meraku per Simakun dhe spo pushojnse ju ka tha truni dhe harojn cfar hajnie ka ra ne kuriz te tyne Pse shko larg ,shif kriminelin psikopat qe megjith ato cka bo ne kuriz ktij mileti , per 40 vjet me gjith banditet e tjer ,pa dallim seksi ,i deje , e feje po vetem kan emrin POLITIKAN,zbret pri penxheres dhe po drejton partin e llumosur si vetja dhe vazhdon premton e masi ka mush xhepat e ka ngrejt kullat ne Tiron ,vazhdo e tallet hala e po jep msime ,e tashi ky popull po derdh lot per Simakun ,qe si kjo po vujn gjysma Shqiperis qe po ja mathin e po mush boshllikun me rob prei Bangladeshi, Pakistani e kushedi ka do zbarkojn hala (ju ngrejti dhe kamp ne Gjader ky Palla qe te shpetoj hallin e Melonit dhe Italionve )dhe vaj medet ce pret ket milet e na roft Parashkevia !Do shifni qe do vi dita qe me shum do ket pakistanez e indian rugve se shqiptar

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje