Një vajzë e lindur në Manila, Filipine të martën është shpallur personi i 8 miliardë në botë.
Nëna, 27-vjeçarja Margarette Mabansag, pati një lindje normale në orën 1:29 të mëngjesit. Sakaq, sipas mediave të huaja, ajo e ka pagëzuar të bijën me emrin Vinice.
Lindja e Vinice erdhi në një kohë kur shkalla totale e lindshmërisë në Filipine ka treguar një rënie të paprecedentë, siç raportohet nga Autoriteti i Statistikave të Filipineve.
Ndërsa popullsia e botës e kapërceu shifrën tetë miliardë, shkalla totale e fertilitetit të grave filipinase të moshës 15 deri në 49 vjeç për vitin 2022 u ul në 1.9 fëmijë, nga 2.7 fëmijë në 2017.
Popullsia e botës kaloi tetë miliardë njerëz të martën, sipas Kombeve të Bashkuara./abcnews.al
Globi do te shkoje ne 18 miliarde po nuk u zbatua Planifikimi familjar.
Ku është Alfred Cako që thoshte se Covid 19 do shuante gjysmën e botës? Duhet filluar me thënë broçkulla stratosferike tani, si Cako, kështu me siguri do kemi nga dy punë, një në Top kanal dhe një në Ora TV. Jo po rri ne bëjmë shkolla dhe masteta kot e puno në call centera.