FOTO: "Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më mashtruan”, këngëtarja: Çfarë më tha moderatorja në telefon

16 Nëntor 2022, 13:35Lifestyle TEMA

FOTO: "Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka më mashtruan”,

Këngëtarja Xhesika Polo ka zbuluar së fundmi hatërmbetjen me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun. Ajo ka thënë se moderatorja e kishte ftuar të merrte pjesë në Festivalin e Këngës, në vitin që e drejtonte dhe më pas nuk ja pranoi.

“E kam prekur këtë pjesë edhe në momentin që u bë festivali, nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj se meritoja nga produksioni i “X Factor”. Kam shumë pak njërëz për të falenderuar për çdo gjë që kam arritur në jetë. Ai vit ka qenë viti që e mori Vera produksionin e “Festvalit të Këngës” e meqë më ftoi Alketa për një takim, më pas u hap edhe tema e festivalit. Dhe ajo më tha bëj një këngë. Unë e bëra këngën dhe mori çmim të parë në një festival në Maqedoni. Dhe nuk u futa… Pashë listën dhe pashë që nuk ishte emri im. Unë e mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj dhe ata ma hodhën në kosh këtë investim që unë bëra me gjak e me mund”, u shpreh Xhesika te “Natën me Aulonën”.

Më tej, këngëtarja shton se Alketa e ka gënyer duke i thënë se kënga e saj doli tepër pasi kishte shumë këngë të bukura konkurrente.

“Alketa më tha kishte shumë këngë të bukura dhe kënga jote doli tepër. Unë i besova, ndonjëherë është më mirë të besosh një gënjeshtër se të gërmosh kot”, tha Polo.

 

6 Komente

  1. K
    Kudo ne Shqiperi ka vetem Klane !

    Un mendoj se kengtearja ka shume te drejte . Shqiperia ka 31-vjet qe qelb ne cdo fushe jovetem ne Muzike nga Klanet qe vazhdojne te marshojne Shqiperise me tabelet Toka e Xanun ne duar . Nuk dua t'i hyj ne thellesi ksaj Teme ,qe do damn shume kohe e pjesmarrje per t'u levruar ,por do thoshja se Brutaliteti i ksaj lloj Kulture pranini -vleresimi - zgjedhje -vendimi eshte me shume se absurde dhe jovetm ne kte event kenge. Rastesishte kam ndjekur disa kenge qe jane per kokurim ke Klan , edhe kte kengetare e cila ndoshta s'eshte nga me te mirat por qe ka nji ze shume me te mire e eeshte edhe si kengetare shume her me e mire se disa qe jane pranuar atje . Por hajt mos si i thin tani te gjithe ,asaj shprehje te deshperuar : Shqiperi hesapi ! Per mos t'i hyre fare pastaj ne detaje kengeve etj etj . Pra disa nga kto "huqe " te ktyre tipeve ,qe bejne perzgjedhjet vkeresimet etj ne muzike bejne ate ,qe ne Shqiperi mos te ket Nivel e zhvillim te Muzikes . E gjitha eshte nji figure Bajate ne ate skene

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Kjo kengetarja e beri nje kenge per festival, dhe mbasi e degjoi, vendosi qe kenga eshte shume e mire. Keto kengetare vleresojne veten, nuk kane nevoje ti vleresoje komisioni. Ne vend qe te ulet, te beje nje kenge tjeter, fillon sherrin ne Media.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        "Preço"! Çfar "zhanri" kish kenga e kesaj"kengetarje"? He lum ne per popull qe ina. Tre meleone banore, 80 meleone "soprano" "tenore" dhe "baritone", dhe siç thone te "medhenjte", profesor Ardit Gjebrea dhe mekaniku Hason, ne top liste o BARITONI BAS Sahale Brrrrisha.

        Përgjigjjuni
        1. ,
          ,,,,,,

          Vera Grabocka ka kohe qe ka privatizuar dhe kontrollon tregun e spektakleve. Shqiptaret kane memorie te dobet por kjo duhet te ishte ne burg dhe ti konfiskohej pasuria pasi pak para se te binin kompanite piramidale mori 800 mije dollare nga firma Gjallica. Ne ate kohe uu be shume zhurme dhe kjo ja mbathi tek e bija ne Amerike, por cuditerisht sic ndodh rendom ne Shqiperi ajo kthehet pa i hyre gjemb ne kembe dhe rehabilitohet . Per te mos fol pastaj qe ka bere tutoren me vajzat qe konkuronin per Miss Albania.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

            nese eshte e vertete kjo qe thote kjo eshte shume e thjeshte historia vajze e dashur te kane kerkuar leke me spond .... epo tani

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Luan paraja kudo.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje