Lideri çeçen “pushton” rrjetin, shfaqet me mitraloz mbi një Tesla Cybertruck

17 Gusht 2024, 18:50Lifestyle TEMA
Lideri çeçen “pushton” rrjetin, shfaqet me mitraloz

Ftesën që i bëri Elon Musk për të vizituar Çeçeninë pasi e quajti "njeriun më inteligjent të epokës moderne", shumëkush e mori si batutë, por udhëheqësi i rajonit musliman rus, Ramzan Kadyrov e ka shprehur edhe njëherë vlerësimin e tij për CEO-n e Tesla dhe platformës ‘X’.

Kadyrov postoi sot një video të tij duke ngarë një Tesla Cybertruck me atë që duket të jetë një mitraloz i montuar në krye të makinës së ideuar nga Elon Musk.

Videoja është bërë virale në rrjet, ndërsa lideri çeçen dëgjohet duke thënë se do ta dërgojë mjetin në frontin e luftës në Ukrainë.

Kadyrov gjithashtu lavdëron automjetin dhe pronarin e Tesla Motors, Elon Musk.

“Ne presim me padurim produktet tuaja të ardhshme që do të na ndihmojnë të përfundojmë operacionin special ushtarak”, shkroi ai, duke përdorur terminologjinë zyrtare të përdorur nga Rusia për të përshkruar luftën në Ukrainë.

5 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Ky injoranti që u tall me Elon Musk duke e quajtur Elona, para ca kohësh. Mesa duket Elonës i pëlqeka t'ia ngjeshë Kadyrovi dhe i'a solli dhuratën te dera ktij injoranti.

    Përgjigjjuni
    1. m
      memorja

      nuk ka problem ,sipas new york times dhe daily mail dhe frankfurter aglemanie zaitung por edhe gazetes tema ,Ky tipi por edhe Putin jane me kancer e do vdesin para 3 vjetesh mbas qafe e kane nje dite do vdesin .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gent

        Nuk ka makine me te shtuar. E shoh ne rruge e me acaron, makine me cepa, ska asnje gje te kthyer pervecse rrotave. Te ma falin nuk e marr.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vali Kalin

          Mos paske hall koke. Acarohesh nga nje makine. Hahahaha. Mbase e kalon me sukses kete gje se po shiten shume nga kjo lloj makine dhe do jesh gjithmone i acaruar.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Filoni

          eh mer cuna,nuk e reuan Elon-a per ket Kadriun…ai thjesht ka bere porosi e ka paguar aq sa kushtonte per nje prodhim jashte serie dhe e mori…te tjerat jane perralla

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje