
Sot është dita e parë e shkollës, dhe personazhet e showbizit shqiptar nuk kanë ngurruar të ndajnë emocionet dhe fotot e fëmijëve të tyre, duke e shndërruar këtë moment në një traditë të vërtetë. Kujdesi për çdo detaj, që nga veshjet me markë deri te fotot profesionale, ka bërë që prindërimi i tyre të prezantohet në mënyrën më "të denjë" në rrjetet sociale.
Një ndër ta është këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila ka ndarë një urim të ndjerë për të bijën, Ajkën. “Suksese dashuria ime. Mami do jetë me ty në çdo hap tëndin. Tek të shoh duke u rritur ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes. Bekimet e Zotit qofshin me ty dhe të gjithë fëmijët që ulen në bankat e shkollës,” shkruan Xhensila krah fotos së vajzës së saj jashtë ambienteve të shkollës. Në foto bie në sy çanta e markës Dolce & Gabbana e Ajkës, e cila kap vlerën e qindra dollarëve.
Një tjetër moment i ndarë në rrjetet sociale është ai i Rudina Dembacajt, e cila ka postuar një foto familjare me vajzën e saj nga marrëdhënia e mëparshme dhe partnerin aktual, Mark Frroku. Në postim ajo shkruan: “Me ndihmën e Zotit, nuk do mërzitemi që ditën e tretë! Ju i mbani dot lotët kur kthen kokën dhe futet në klasë?”
Përveç tyre, edhe figura të tjera të njohura si Bora Zemani dhe Miriam Cani kanë ndarë urimet e tyre për të vegjlit që sot filluan një kapitull të ri në jetën e tyre, duke e shndërruar këtë ditë të veçantë në një festë të vërtetë familjare.
Qekur nje tutor femrash dhe i denuar qenka VIP o Tema se jeni bere ordinere fare
Mendesi provincialesh. VIP-at e vertete preferojne per femijet shkolla ku ka uniforme , rregull, disipline dhe kod veshjeje. Vetem ne Albanistan "VIP-at" hapen bythesh pa siklet...