Merr diplomën e shkollës së mesme në moshën... 78-vjeçare

1 Qershor 2022, 22:10Lifestyle TEMA

Merr diplomën e shkollës së mesme në moshën...

Ted Sams ka marrë diplomën e tij të shkollës së mesme në moshën 78-vjeçare.

Për 60 vite, Ted Sams u pendua për faktin që nuk e tërhoqi diplomën dhe këtë ai bëri të premten në shkollën e mesme San Gabriel të Kalifornisë Jugore.

Në vitin 1962, kur ishte maturant, Sams përfundoi në telashe dhe u pezullua pesë ditë para përfundimit të vitit shkollor. Ai tha se humbi një provim dhe duhej ta kompensonte atë gjatë verës.

“Kur u ktheva, ata nuk më jepnin diplomën sepse u detyrohesha 4.80 dollarë për një libër. U largova dhe thashë ta harroja”, u shpreh ai për KABC-TV.

Shkolla e mesme e kishte ruajtur diplomën e tij dhe Sams vendosi ta tërheqë atë pasi edhe fëmijët i kishin thënë se nuk mund ta humbiste për një shumë të vogël parash

Sams tha se planifikon ta varë diplomën në një mur në shtëpinë e tij.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Bota eshte e mbushur me psikopate.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje