Miliona shikime në TikTok, ja si u mbrojt nga uragani "Milton" makina luksoze

11 Tetor 2024, 17:00Lifestyle TEMA

Miliona shikime në TikTok, ja si u mbrojt nga uragani "Milton"


TikToker-i John Santos nga West Palm Beach, Florida, postoi një video në llogarinë e tij duke mbuluar makinën përpara uraganit "Milton".

Deri më tani, video ka regjistruar mbi 60 milionë shikime, por edhe mijëra komente, mes të cilave edhe nga ata që këtë veprim e konsideruan qesharak.

Ai e mbuloi makinën e tij të re ‘Chevrolet Corvette’ për ta bërë të duket sikur ishte e mbështjellë si dhuratë dhe pas uraganit publikoi një video të re, në të cilën theksoi se nuk priste kaq shumë komente.

Santos tha se së shpejti do të publikojë një video të re që tregon gjendjen e makinës.

Vetëm 24 orë pasi u shndërrua në një stuhi, "Milton" u forcua në një uragan të Kategorisë 1.

Lini një Përgjigje