
Në moshën 51-vjeçare, Andrew Formica, CEO i Jupiter Fund Management, një fond investimi me vlerë afro 68 miliardë dollarë, ka vendosur të heqë dorë nga gjithçka dhe të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij (së bashku me gruan dhe 4 fëmijët) i shtrirë në diell në një plazh australian.
Pasi iu bashkua Jupiter Fund Management në 2019, Formica duhet të ketë fituar dhe të ketë kursyer mjaftueshëm vitet e fundit.
Nga 1 tetor 2022 menaxheri gjithashtu do të japë dorëheqjen nga pozicioni si drejtor i kompanisë londineze ndërsa do te qëndroje në kompani deri më 30 qershor 2023 për të siguruar një tranzicion të rregullt të udhëheqjes dhe për të ndihmuar në arritjen e një numri objektivash strategjikë).
Ai do të zëvendësohet nga Matthew Beesley, ish-shefi i investimeve të kompanisë.
Ai u ndërgjegjësua se i kishte kushtuar mjaftueshëm kohë të jetës së tij punës. Siç shpjegoi ai në një intervistë për Bloomberg, vendimi i tij vjen nga dëshira për të qenë pranë prindërve të tij të moshuar dhe për t'u kthyer, pas 3 dekadash në në vendlindjen e tij.
Në intervistë ai e bëri të qartë se cili është projekti i tij i ri:
"Unë thjesht dua të ulem në plazh dhe të mos bëj asgjë. Deri tani, unë nuk mendoj për asgjë tjetër".
cili i Pasur ose i marre pas parase ka Shpirt Njeriu ? - Mos u mundoni te gjeni nji te tille .Ata qe duken ,ose shtiren si te tille Aktrojn ,duke deshiruar ta kishin ate qe i mungon ,per pak caste . Ky ktu ne foto ,e ka ndjer se c'i ka ber ajo jete kushtuar parase ,ka harruar veten e vet dhe padyshim sot kerkon ta gjeje ate ,por hm ... a mundet te gjendet Shpirti i humbur vall ? - Cfar mendoni ju o popll me shpirt aty ?
Kete „pune“ bejme ne shqiptaret or mik. Rrime shtrire ne plazh, tv e mbajme tek lajmet se mos na humbasin kercenimet e Saliut apo barcaletat e Edit. Po spo ja shohim hajrin kesaj menyre jetese megjithese shkuan breza keshtu. Ishalla te behet mire ty. Kjo do vertetonte qe fajin na e ka plazhi shqiptar.
kur ta lexoje cet kastrati me samir manen kete do qeshin me lot Se ata jane puntore te medhenj nuk flene gjume fare vetem si te permiresojne biznesin dhe jeten e punteoreve te tyre medojne ...lot lot
"Edi Rama me kamere ne dore"! Po ky "debili" 51 vjeçar qe del ne pensjon, nuk ka lexuar asnje leksjon te kanibalit Saleh Ram Berisha, i cili "terhiqet" nga politika duke deklaruar se: "tani do te merem veeetem me politike" (viti 2013), dhe rikthehet (Maji i vitit 2021) si "uragani i shpreses" per liri dhe dhimokraci?
E vetmja kohe me vlere ne jete , eshte ajo perkushtuar familjes dhe shendetit.Ajo te tregon sa ke jete ke bere.