Akullore me mish për luanin në Romë: Ja si trajtohen kafshët në ditët e nxehta

29 Qershor 2022, 14:50Lifestyle TEMA

Akullore me mish për luanin në Romë: Ja si trajtohen kafshët

Ushqime të ngrira për kafshët në kopshtin zoologjik të Romës. Kjo është receta që ka gjetur stafi i kopshtit zoologjik për t'u dhënë kafshëve freski përballë temperaturave përvëluese në kryeqytetin italian.

Akullore me shije mishi, peshku, frutash e madje edhe drithëra: kopshti zoologjik i Romës, për shkak temperaturave të larta të këtyre ditëve në Qytetin e Përjetshëm, u ofron kafshëve freski.


Stafi i kopshtit zoologjik duket se ka gjetur recetën e duhur për të përballuar 39 gradët e nxehtësisë së regjistruar në kryeqytetin italian. Yitzhak Yadid, kujdestar i kafshëve shprehet:

"Kur ne njerëzit marrim një akullore për të përballuar të nxehtin, edhe për kafshët është e njëjta gjë! Ajo jep një ndjesi freskie që zgjat disa minuta. Ndihmon gjithashtu në thyerjen e rutinës."

Samantha dhe Boomer, çifti i luanëve të detit të parkut, shijojnë akulloren me bazë peshku, ndërsa macet kanë shije po aq origjinale akulloreje: mish dhe gjak.

Hije, pellgje me ujë të ftohtë, madje edhe dushe për elefantët: gjithçka është bërë për t'i ndihmuar ata të përballen me një valë të nxehti që ka ardhur më herët gjatë vitit nga sa pritej.

Kopshti Zoologjik i Romës u përurua mbi 100 vjet më parë, më 5 janar 1911, nga arkitekti Carl Hagenbeck. Ai revolucionarizoi konceptin e kopshteve zoologjike duke zëvendësuar kafazet me hendeqe dhe  pas modernizimit u bë shpejt një nga më të rëndësishmit në Evropë.

Nga një muze i kafshëve, tani Biopark është një strukturë në të cilën qëllimi kryesor është ruajtja e specieve të rrezikuara, edukimi në mbrojtjen e biodiversitetit dhe kërkimi shkencor.

 

1 Komente

  1. y
    yyyyyyyyy sa e ka gjuhen ky ujku !

    dhepra eshte ne foto - gazecart e teme e stanit thon luan ! ore i njihni kafshet ju sa klas shkolle keni hahahahahh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje