
Këngëtarja e re Yrma Lydya, 21 vjeç, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar Jesus Hernanez Alcocer në Mexico City.
Ende nuk dihet motivi i krimit apo nëse gruaja kishte nisur procedurat e divorcit.
Vrasja ndodhi të enjten në një dhomë private të një restoranti në Mexico City.
Alcocer, një avokat dhe biznesmen, dyshohet se ka qëlluar këngëtaren pas një sherri.
Talenti i ri i muzikës meksikane, Lydia së fundmi kishte marrë pjesë në disa prezantime të Grandiosas 12, koncerte mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës që mbledhin këngëtarë të njohur nga Amerika Qendrore dhe Jugore.
Sipas shtypit vendas, 79-vjeçari dyshohet se ka tentuar të arratiset së bashku me truprojën e tij.
I bllokuar nga policia, burri dyshohet se ka tentuar të korruptojë agjentët për t'u arratisur.
Këngëtarja e re mësohet se kishte bërë një ankesë dhjetorin e kaluar duke pretenduar se burri i saj Jesus e kishte rrahur atë dhe e kishte kërcënuar me armë.
Tani Hernandez Alcocer dhe truproja e tij po mbahen në paraburgim në Mexico City ndërsa policia vazhdon të hetojë.
Avokati u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi që gjyqtari ti caktojë arrest shtëpie për moshën e tij, gjë që u refuzua nga gjykata.
ne ate moshe qe ka pederi vs kengetares e cila duket si Kumbull e re dhe he-he e don te fort me e shiju Puron , natyrsihte qe ajo kerkon divorc .Nji femer kaq seksi dhe e re , s;umdet te sakrifikoj jeten e saj duke lujt me koqe fishkurin .nderkohe qe mundet ta jetonte ate ,me dike qe ishte per Kengtaren ! - Gjunah more malaga mor pis prift ,do jet kushuri i janulles krimineli
Jo more, po pse e martoi kurva e vogël atë, për seks apo para dhe pushtet për të bërë karrierën e saj? Cfarë kujtoi ajo se është kaq e thjeshtë? Gjynah se e re, por e ka vetë fajin.
????????
David flet sikur e kishte Motren e vet Pianisten Kengtare ! tru kazanesh
Epo kumbulles i kan pelqyer leket e xhaxhit... e po i fute doren ne xhep tjetrit ... ka probleme pastaj nuk eshte e lehte te ikesh