
Ky është “shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi. Ky shkëmb ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.
Shkëmbi quhet i çuditshme, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur.
Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Është e vërtetë që asnjë nuk është vërtetuar.
Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat.
Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.
Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani.
Mos ndoshta duheshin paraqitur disa foto për këtë fenomen të natyrës? Sepse ky duket sikur nuk është krijuar as në kohën e akullnajave dhe as e ka vendosur ndonjë gjigand siç thotë gojdhana. Ky më tepër ngjan si fenomen i krijuar në periudhën e fotoshopit.
Vetem Alfred Cako e di pergjigjen e sakte.
Unë, me sa duket, kam probleme me shikimin. Nuk shof shkëmb në figurë, por vetëm dy gurë. Pra gur mbi gur. Ekuilibri, tjetër punë. Rroftë e qoftë gazetari!