
Elle Macpherson, e njohur si një ikonë e modës dhe nënë e dy fëmijëve, ka zbuluar për herë të parë betejën e saj të fshehtë me kancerin e gjirit, diagnostikuar në vitin 2017. Modelja australiane zgjodhi të mos ndjekë trajtimin e zakonshëm mjekësor, duke refuzuar kimioterapinë që mjekët i sugjeruan, dhe në vend të kësaj, u përqendrua në mjekësinë integruese, terapitë alternative dhe ndryshimet në stilin e jetës.
"Rruga më e fuqishme për mua ishte t'i dorëzohesha rrjedhës së natyrshme të jetës dhe të fokusohem te lumturia ime, pavarësisht sfidave," u shpreh ajo. Macpherson thekson se trajtimi i fshehtë ishte një zgjedhje e qëllimshme, pasi ajo donte të përballej me sëmundjen pa ndërhyrjen e medias.
Për modelen, refuzimi i kimioterapisë ishte një nga vendimet më të vështira që kishte marrë ndonjëherë, por ndjekja e instinkteve të saj të brendshme ishte çelësi për t’i mbijetuar kësaj sfide. "Unë dua të inkurajoj të tjerët që të ndjekin zemrën e tyre, jo vetëm në kohë krizash, por në çdo vendim të rëndësishëm në jetë," përfundoi ajo.
Ashtu të keqen, nxitini njerëzit të mos bëjne Kimioterapi por të merren me mjekësinë alternative.
Tamam, idiote komplet.
ti ke hall se do t'u bien te ardhurat mjekeve te Onkologjikut?