Adele heq dorë nga muzika për familjen, refuzon ofertën 200 milionë $ për ta zgjatur turneun

6 Shtator 2024, 10:04Lifestyle TEMA

Adele heq dorë nga muzika për familjen, refuzon ofertën 200


Adele përfundoi shfaqjet e saj në Mynih fundjavën e kaluar duke u thënë fansave: “Nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë”.

Ylli shtoi: “Më duhet vetëm një pushim. Unë kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj atë tani.’

Sipas gazetares Alison Boshoff, Adele ka refuzuar pagesën prej 200 milionë dollarësh, më e madhja e karrierës së saj, për të zgjatur turneun e saj

Një burim tha: “Ka pasur shumë oferta, por ajo i ka refuzuar të gjitha sepse dëshiron të jetë në shtëpi me fëmijën e saj. Marrëveshja kineze vuri miliona dollarë në tryezë, por ajo nuk donte ta bënte në fund. Ajo ka vënë fëmijën dhe të dashurin e saj she veten në radhë të parë.

Lini një Përgjigje