Momenti që zbuloi dashurinë e Kate dhe William, rrëfimi emocionues i ish-butlerit mbretëror

2 Shtator 2025, 10:50Lifestyle TEMA
Momenti që zbuloi dashurinë e Kate dhe William, rrëfimi

Ish-butleri mbretëror Grant Harrold ka zbuluar një episod të paharrueshëm nga fillimet e romancës së Kate Middleton dhe Princit William, që sipas tij tregonte qartë se çifti ishte i destinuar për martesë.

Harrold, i cili shërbeu për Mbretin Charles (atëherë Princ i Uellsit) nga viti 2004 deri në 2011, kujton një darkë intime në Highgrove House në vitin 2008, pak pas ribashkimit të çiftit pas ndarjes së bujshme të vitit 2007.

“Ishin vetëm të dy, një mbrëmje shumë e qetë dhe romantike. Para ndarjes dukeshin më shumë si miq, por pas ribashkimit gjithçka ndryshoi. Atë natë kuptova se martesa ishte vetëm çështje kohe”, ka rrëfyer Harrold.

Më 29 prill 2011, Kate dhe William u kurorëzuan në një ceremoni madhështore mbretërore, ndërsa sot njihen si një nga çiftet më të dashura në botë.

Sipas Harrold, marrëdhënia e tyre e ngjan asaj të Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip: jo vetëm bashkëshortë, por edhe miq të pandashëm. “Janë një çift modern mbretëror, por mbi të gjitha partnerë në jetë”, thekson ai.

Rrëfimi është pjesë e librit të tij më të ri, “The Royal Butler”, që del në treg më 23 shtator./ E.K
Burimi: People

Lini një Përgjigje