Video/ Momenti i frikshëm kur një zhytëse përplaset me një peshkaqen gjigand

2 Shtator 2025, 09:01Lifestyle TEMA
Video/ Momenti i frikshëm kur një zhytëse përplaset me

Një zhytëse në Filipine ka përjetuar çaste paniku, pasi u përplas disa herë me një peshkaqen balenë gjigant gjatë një zhytjeje në ujërat e Cebu.

Jem Berroya ndodhej nën ujë më 3 gusht, kur vuri re krijesën e madhe të detit që iu afrua nga pas me gojën e hapur, në kohën e ushqimit.

Pamjet e filmuara tregojnë momentin kur peshkaqeni gjigant u përplas disa herë me të, ndërsa ajo u përpoq të largohej me nxitim.

“U frikësova shumë. Mendova se donte të më hante krahun,” rrëfeu Berroya pas incidentit.

Megjithëse pamja mund të duket kërcënuese, peshkaqeni balenë është një specie e njohur për natyrën e saj të butë. Ai ushqehet kryesisht me plankton dhe peshq të vegjël, duke mos paraqitur rrezik real për njerëzit.

Ekspertët theksojnë se përplasjet e tilla zakonisht ndodhin rastësisht, pasi këta gjigantë të oqeanit shpesh afrohen tek zhytësit dhe vizitorët nënujore pa ndonjë qëllim agresiv./ E.K

Burimi: Daily Mail

 

4 Komente

  1. T
    Toni M.

    Peshkaqen tiger... eshte shume i madh dhe i ngathet ne levizje.. rradhe here sulmon njeriun.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gaz

      Peshkaqen balenë!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni M.

        Ndjese.. ok.

        Përgjigjjuni
    2. t
      totololi

      Do te te hante krahun!!!!!!! Jo po do te te hante gishtin e vogel te dores se majte. Shyqyr qe shpetove e gjitha thuj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje