Elena Ora, motra dhe menaxherja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, ka ardhur në Prishtinë për të marrë pjesë në një event familjar.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku duket tejet elegante dhe me shumë stil. Në fotografitë e publikuara, Elena Ora dukej mjaft tërheqëse, 'look-un' e saj ajo e kishte kompletuar me një grim të thjeshtë dhe flokë të kapura. Pamja e saj elegante dhe klasi i veçantë tërhoqën menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët e komplimentuan për stilin dhe bukurinë e saj natyrale.
Familja Ora vazhdon të ruajë lidhjet e forta me vendlindjen e tyre, duke qenë të pranishëm në momente të rëndësishme familjare dhe duke treguar gjithmonë krenarinë për rrënjët shqiptare.
Lini një Përgjigje