Reperi shqiptar njofton me dhimbje për vdekjen e djalit të tij

22 Gusht 2025, 16:07Lifestyle TEMA
Reperi shqiptar njofton me dhimbje për vdekjen e djalit të tij

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë.
Në statusin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve. Ai falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të errët të jetës së tyre.

1 Komente

  1. A
    Aron

    Zoti u dhente force dhe qofte i parajses engelli i vogel.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje