Një zakon i lashtë grek po merr një kthesë moderne dhe të zgjuar. Në Greqi, si në shumë vende të tjera, pas ceremonisë martesore mbi çiftin e sapomartuar hidhet oriz si simbol i begatisë dhe pjellorisë. Por kjo traditë e bukur ka një kosto të madhe: çdo vit, qindra tonë oriz i ngrënshëm përfundojnë në tokë, vetëm për t’u përdorur në dasma.
Për të shmangur shpërdorimin e ushqimit, fermerët grekë kanë gjetur një zgjidhje krijuese, kanë nxjerrë në treg “orizin e dasmave”, një produkt i veçantë i bërë nga oriz i thyer, i cili nuk është i përshtatshëm për konsum, por perfekt për këtë zakon.
Sipas një raportimi të Reuters, fermerët në zonën e Halastra-s, pranë Selanikut, kanë filluar ta paketojnë këtë oriz në çanta të bardha me dizajn festiv dhe ta tregtojnë me etiketën “The Wedding Rice”. Çdo pako shitet në masa prej 10 ose 25 kilogramësh dhe po përdoret gjerësisht në dasmat greke, në vend të orizit ushqimor.
“Çdo verë, në dasmat greke hidhen rreth 200 deri në 300 tonë oriz ushqimor. Mendova, pse të mos përdorim oriz të thyer në vend të tij?”, shprehet fermeri Christos Gatzaras, një nga nismëtarët e idesë.
Kjo iniciativë po kthehet në një burim të ri fitimi për fermerët, por edhe në një mënyrë ekologjike për të ruajtur traditën. Greqia është prodhuesi i tretë më i madh i orizit në Bashkimin Europian, me rreth 250 mijë tonë prodhim vjetor, dhe “orizi i dasmave” po shihet si një mënyrë për të ndihmuar sektorin bujqësor dhe për të kursyer burime natyrore.
Burimi: Reuters
Ah gjynah, e prishen "magjine" e begatise e pjellorise. Edhe kjo e fundit, ka shume.mundesi te jete si orizi. Vk
250 mijë tonë prodhim vjetor! po shqiperia sa oriz prodhon? apo shqiperia ja kalon me turizem greqise?
Grrqija ka marr fund.. Eshte mbushur me Nigerian dhe arabe Se shpejti nuk u duhet orizi fare se pas homove e te huajve nuk ka ngelur grek per tu martuar.