Dikur ishte një prej zemërthyesve më të mëdhenj të Hollivudit, i krahasuar shpesh me Brad Pitt dhe i mbiquajtur “Brad Pitti francez”. Aktori i njohur, Olivier Martinez, sot është larg shkëlqimit dhe suksesit që e shoqëronte në vitet e arta të karrierës së tij.
59-vjeçari, i njohur për rolet në filmat Unfaithful dhe S.W.A.T., dikur shënoi majat e suksesit me projekte ndërkombëtare dhe romanca të bujshme, përfshirë lidhjet me Kylie Minogue dhe Rosie Huntington-Whiteley. Ai u martua në vitin 2013 me aktoren e famshme Halle Berry, me të cilën solli në jetë djalin e tyre, Maceo. Por martesa përfundoi në vitin 2016 dhe divorci i gjatë, i mbushur me beteja ligjore, u finalizua vetëm në vitin 2023.
Pas ndarjes, marrëdhënia mes tyre është përshkruar nga procese të gjata gjyqësore. Halle Berry e ka akuzuar se mbështetet financiarisht tek pagesat e kujdestarisë dhe se nuk ka treguar angazhim të mjaftueshëm në rritjen e djalit. Gjykata në disa raste i ka dhënë të drejtë aktores, duke e detyruar Martinez të marrë pjesë në terapitë e bashkë-prindërimit.
Në planin profesional, ndryshimi është po aq i dukshëm. Që nga viti 2018, ai ka marrë pjesë vetëm në tre filma, ndërsa projekti i fundit daton në vitin 2020, ndryshe nga periudha e viteve 2000 kur ishte pjesë e rregullt e prodhimeve të mëdha. Sot, Martinez jeton në Los Angeles, i tërhequr nga sytë e publikut dhe pa një lidhje të re të konfirmuar.
Një transformim drastik për aktorin që dikur shkëlqente në kinemanë botërore dhe në faqet e para të mediave rozë.
Qeka katandis si Lymi Tutit
mua më duket më shumë si zhvejku!!ai bqiri që e paguajnë me votka për të ngrënë mut këtu!!