Një tjetër Jennifer në jetën e Ben Affleck, ja romanca e re që përflitet

16 Gusht 2024, 12:00Lifestyle TEMA

Një tjetër Jennifer në jetën e Ben Affleck, ja romanca e re

Pas muajsh thashetheme se martesa e tij me Jennifer Lopez ka përfunduar, duket seBen Affleck është sërish beqar. Çifti thuhet se ka finalizuar divorcin e tyre, me burime që pohojnë se ata tani po presin vetëm kohën e duhur për ta shpallur atë. Por Ben mund të ketë tashmë një romancë të re në Hollywood.

Bëhet fjalë se aktorja e njohur, Jennifer Aniston ka një pëlqim të fortë ndaj 51-vjeçarit. Një burim na thotë se ylli i “Friends”, 55 vjeç, ka pasur një dashuri të fshehtë me Ben, që kur ata luajtën në një film së bashku 15 vjet më parë, dhe ajo shpreson që një ditë të jetë Jenniferi i tretë i Ben, pas ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Garner dhe këngëtares Jennifer Lopez.

Affleck dhe Aniston luajtën në filmin “He’s Not That Into You”, dhe burimi për revistën “Heat” zbulon: "Kur ata xhiruan atë film, kishte një kimi të dukshme. Ata ishin të dy me njerëz të tjerë, kështu që asgjë nuk ndodhi. Tani, Jen po i kushton shumë vëmendje."

Burimi shton: "Jenifer ka vite që është pak e dashuruar me Ben dhe tani që gjërat mes tij dhe J-Lo po shfaqen hapur, ka një mundësi reale për të kompensuar kohën e humbur." 

Ben Affleck është fotografuar si rrallëherë i lumtur e i buzëqeshur teksa mbërriti në një zyrë në Los Angeles, teksa thuhet se vazhdon të parashikojë përfundimin e martesës së tij 2-vjeçare me Jennifer Lopez. Përpara divorcit të tij të afërt me superyllin e muzikës, fituesi i çmimit Oscar, u shfaq me humor të mirë teksa po ecte nëpër një parking në Beverly Hills.

2 Komente

  1. m
    mirel

    Ka pelqim te forte..., yyy copa kellirash idiote, merreni me gazetari. Shkoni mbytuni rrace debilash

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      Ky Beni qe nuk ecen vete por e drejtojne vetem kurvat, nga kjo rrace zgjedh edhe gruan e rradhes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje