Aarhus, Danimarkë është shpallur si qyteti më i lumtur në botë, pas indeksit vjetor të kryer nga Instituti i Cilësisë së Jetës. Aarhaus është shpallur si qyteti më i lumtur për shkak të cilësisë së mjedisit, bashkëpunimit të qytetarëve me qeverinë dhe për avantazhet që u krijon qytetarëve.
Aarhus ofron peizazhe fantastike dhe ka një atmosferë të gjallë. Shpeshherë është cilësuar si “qyteti i buzëqeshjeve”, për shkak të portreteve të qeshur të njerëzve që shohin me kërshëri qytetin. Aarhus është qyteti i dytë më i madh në Danimarkë.
Muzetë, vendet ku dëgjohet muzikë e mirë, si dhe restorantet e kafeteritë janë ndër vendndodhjet e preferuara të turistëve që e vizitojnë qytetin.
Aarhus është gjithashtu një qytet që i jep përparësi gjelbërimit, një të ardhmeje që e mbron natyrën, si dhe ofron zgjidhje ekologjike për banorët.
Renditja e 5 qyteteve më të lumtur:
Aarhus, Danimarkë
Zyrih, Zvicër
Berlin, Gjermaninë
Gothenburg, Suedi
Amsterdam, Holandë
Un njof ca ne nje fshat te Lushnjes qe jan shum te lumtur me jeten qe bejn. Varet si do ta shijosh jeten.
Edhe banoret e Sukthit po ti pyesesh te gjithe te lumtur jane.
E sigurte kjo,diversiteti eshte lumturia e danimarkes
Ku ka me te lumtur se Shqiptaret: Kafe,ahengje,koncerte gjithandej,darkera,drekera,seks,tralala,udhetime,dashurira,divorce,dasma me 1000 te ftuar,muzike dhe para qe hidhen sa mblidhen me lopate,shkuma pari,disko,video chate pa fund,ngacmime seksuale pa fund,pleq qe perdhunojne minorene..........doni akoma?
Të gjitha qytetet më të lumtura , na qenkan në vënde ku ka tre muaj vjeshtë e nëntë muaj dimër . Po a mund të kalohet jeta me xhub e me pallto gjithë vitin ? Jeta më e lumtur është në vendet mesdhetare ku ka gjashtë muaj plazh e det .