“Nuk do të bëj zhurmë”, 73-vjeçari rrëfen si i mori jetën bashkëshorten: E vrava me dashuri

22 Korrik 2022, 21:40Lifestyle TEMA

“Nuk do të bëj zhurmë”, 73-vjeçari rrëfen

Një bashkëshort që i preu fytin gruas së tij të sëmurë për një pakt vetëvrasjeje, rrëfen se si ata pinë një gotë të fundit vere në kopshtin e shtëpisë para se t’i jepnin fund jetës.

73-vjeçari Graham Mansfield u lirua të enjten nga gjykata e Mançesterit pas akuzave për vrasje të gruas së tij, Dyanne.

Marsin e kaluar ai theri gruan e tij dhe më pas i dështoi tentativa për të vrarë veten. Në një intervistë, ai rrëfen se gruaja e tij ishte diagnostikuar me kancer të fazës së katërt në mushkëri në  Tetorin e vitit 2020, pak javë pas përvjetorit të tyre të 40-të të martesës.

Kur ata u kthyen në shtëpi, Dyanne e kishte pyetur bashkëshortin nëse ai pranonte ta vriste nëse gjërat bëheshin “shumë keq”. Ky ishte pakti i tyre i parë i vetëvrasjes. Ai ra dakord me një kusht.

Unë duhet të shkoja pas saj. I thashë ‘nuk mund të jetoj pa ty, Dyanne’. Në një mënyrë të çuditshme, më dha forcë. E dija se dhe unë po vdisja. Munda të përqendrohesha në këtë”.

Çifti ishte njohur që në vitin 1974 dhe martuar 6 vite më vonë, teksa Mansfield përshkruan se kishin një martesë të lumtur dhe ajo ishte “bota e tij”. Por në Marsin e shkuar, znj. Mansfield po përjetonte dhimbje të padurueshme dhe i tha burrit të saj “boll, nuk mund të duroj më”.

Natën e tyre e fundit së bashku e kaluan duke “qarë dhe duke i thënë njëri-tjetrit sa shumë duheshin”. Pasditen e ditës tjetër, ndërsa të dy mbanin nga një gotë  me pije në dorë,  i ftohti i kishte bërë të vishnin palltot dhe iu drejtuan fundit të kopshtit, ku i prisnin dy karrige pranë njëra-tjetrës.

A je gati?”, e pyeti ai dhe mori një “Jam, nuk do të bëj asnjë zhurmë”, si përgjigje. Ai rrëshqiti pas karriges së saj dhe i preu fytin.

Mansfield shpërthen në lot teksa kujton këtë moment. “Ishte kundër çdo qelize të trupit tim. Dola përpara karriges. Thashë ‘çfarë kam bërë?’ , u ula  pranë saj, i hodha krahun dhe i thashë se e doja”.

Më pas, ai u përpoq të vriste veten, por i ra të fikët dheu zgjua të nesërmen në mëngjes në kuzhinë. Mëngjesin e 24 Marsit, ai u gjet mbi një pellg gjaku dhe u arrestua, ndërsa u dërgua menjëherë në spital për shkak të plagëve në qafë e kyçet e duarve.

Zonja Mansfield ndodhej ende në karrige, bashkë me një shënim ku shkruhej “Kemi vendosur të vrasm veten”.

Graham u akuzua për vrasje, të  cilën e mohoi derisa juria u bind se ngjarja ishte një pakt midis çiftit dhe se burri ishte përpjekur vërtet të vriste më pas edhe veten. Ai u dënua me pezullim të dënimit për dy vjet, ndërsa tashmë ka nisur të flasë për legalizimin e eutanazisë.

Nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Nuk na duhej leja e të tjerëve. Ishte vendimi ynë. Unë e vrava me dashuri”.

4 Komente

  1. B
    Black Jack

    Ca mban kjo bote ,! lloj je te ndryshme mostrash

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sarajet e Ali Be Kelcyres

      Keshtu do I lutet dhe ky palloshi jone krieminister Lindes, do mendoj se shpejti vdekjen per mekatet qe i ka bere ketij populli. Po Linda do i marre gjithe parate e pista si dhe pronen e bunkerit Surrelian para se ta qeroj nga kjo bote.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tony

        Olke kari ai nuk ka vra njeri por salehi ka vra mbi 30 vete qe dihen dhe kush e sa i ka derguar ne spital ne itali shoket e vet fhe jane kethyer me arkivol ok prandaj mos ga marmallat me llap free.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sarajet e Ali Bej Kelcyres

        Pas pethanosjes se palloshit, Linda me ato para do ndertoj xhamine Al Ramut Albanistan ne nder te ish bashkeshortit. Dhe do thote qe kjo ka qene gjithmone deshira e krieministrit, qe at pak para qe ka t’i investoj per populin e vete fukara.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje