“Nuk e kam dashur asnjëherë”, aktorja Mirketa Çobani rrëfen ndarjen nga Agim Shuke: Më ngritën kurth shoqet

20 Tetor 2024, 10:03Lifestyle TEMA
“Nuk e kam dashur asnjëherë”, aktorja Mirketa

Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën e saj. Në emisionin “Living Room”, aktorja ka rrëfyer se nuk ka asnjë peng që është divorcuar nga aktori, Agim Shuke.

Madje dhe rrëfeu detaje nga jeta e saj e vështirë martesore.

Në rrëfimin e saj, aktorja Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth. Por nuk u ndal në ndarjen e më shumë detajeve nga martesa që erdhi në jetë një vajzë, Jonida.


"E vërteta është kjo që çdo njeri ka drama në familjen dhe në jetën e tij. E kam rritur vajzën e vetme. Unë nuk kam pasur paragjykime nga familja ime për divorcin. Problemi është se unë jam natyrë që sfidoj nuk lëshohem, nuk dorëzohem. Kjo ishte jeta, destini është destin.

Ndonjë peng? Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe...shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje…llafet që nuk i pranoja unë si natyrë.

Më thoshin "k". Edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S'më linte dëshira që ta puthja.

Ndoshta nuk do të isha divorcuar se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava sepse nëna e tij ishte shumë agresive. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte "ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty'.

Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Ky nuk më mbrojti asnjëherë," tregoi Mirketa Çobani.

9 Komente

  1. a
    arna-Mutistan

    Eshte me se atmosfere normale familjare: Po ato maredhenie qe gjen ne filmat me ngjarje nga fshatrat turq.

    Përgjigjjuni
    1. f
      foshnja

      Kete mentalitet e gjen ne gjithe ballkanin, edhe tek te krishteret

      Përgjigjjuni
    2. k
      kot

      Edhe thote "fati eshte fat", edhe fillon e i shan familjarisht... nuk me duket gje e mire. Vjehrra nuk besoj se jeton me, duke pare se cfare moshe ka kjo zonja vete, cfare fiton duke share njerez qe nuk jane me ne kete jete?

      Përgjigjjuni
      1. t
        timo

        Mirketa, ju kam njohur të dyve. Më duket shumë i shëmtuar i gjithë ky rëfim! Kaq nuk them më shumë!

        Përgjigjjuni
        1. D
          DinPak

          Ky rrefim eshte i shemtuar per kedo qe e degjon apo e shikon te transmetuar apo shkruar ne nje media publikisht. Eshte normale t'i shprehesh te tilla mendime apo ndjesi personale ne nje rreth te ngushte miqesor, por te tranmetohen ato ne TV apo, akoma me keq, ne gazete qe nuk eshte live, sic ben Tema, eshte skandaloze jo vetem per ate qe i shpreh por edhe per mediat qe i publikojne.

          Përgjigjjuni
        2. h
          halimi

          Tani dashuria behet me passwords ne internet. Te lumte o shoqe me ato l. e.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjilpëra

            Paske qenë tamam ku*vë..! Dhe tani në këtë moshë sillesh si e tillë. Paska qenë burr zotni ai që të ka mbajtur ty. Nuk të njoh,vetëm në këtto dy fjalë që të lexova,kuptova sa e rëndomtë je dhe sa çpifësirë paske qenë. T’a shpëtoj ky sistem karakterin tënd të dhje*ë mi de*ile gru,që je ‘e lumtur’ sot si gjeli në majë të plehut dhe po na ‘hap oreksin’.. Dhe media vazhdon e nxjerr nga arkivat gjith ‘halet’ e atij sistemi që lamë,që përveeç ideologjisë ,moralin e familjes e kishte të shëndosh dhe jo si tani krejtësisht të ndarë e të shpërbërë. Dikur hapnim dyert dhe shkonim e vinim tek njëri tjetri dhe kishim harmoni,tani komshijtë mçifen pas syrit magjik dhe kur i rastis nëpër shkallë e kanë në kulm hipokrizinë ,sepse janë gati të ‘hajnë’ , të gjallë,aq urrejtje ka,se promovohen modele të tilla.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arta

              Lidhur me shkrimin opinionated jane te natyrave te ndryshme. Martesat ne nuvel intelektual te asaj kohe, behedhin me nje largpamesi dhe jo te te futnin si derri ne thes. Ky fenomen ndodhte ne zona patriarchal ku sundonte drejpersedrejti kanuni. Nese te ju Z. M.Çobani, ju do ti vleresonit vlerat e tij, ato do te Benin ju ta dashuronit. Bukuria e femres ne martese nuk eshte paresore . Gruaja behet e bukur kur rregullon raportet ne çift dhe ne familjen e re. Nga fotot qe shohim, Agimi lexohet qarte ne modelin e nje burri te formula, me genetika te shendosha morale. Vajza e tij te jete krenare qe eshte e bija e Agim Shuke !

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koment

                Po lereni njeriun te shprehet sic e ndjen.Sharjet dhe ofendimet jane te tepruara. Tregoni pak nivel ju lutem. Shoqeria jone ka qene shume prapanike dhe te divorcoheshe ne kohe te komunizmit gruaja merrte te gjitha epitetet. Nuk ka thene asgje te tepruar madje shume diskrete.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje