Një grua në Wellington, Zelanda e Re, u shty nga erërat e fuqishme ndërsa po kalonte rrugën Kent Terrace, duke humbur ekuilibrin dhe duke u ngritur në ajër për një moment të frikshëm. Momentin e dramatik e ka kapur kamera e makinës së Justin Ashworth, dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.
Stuhia e fuqishme që ka goditur vendin ka shkaktuar gjithashtu një tragjedi: një burrë ka humbur jetën pasi u godit nga një degë peme në periferi të Mount Victoria, Wellington.
Ngjarjet dramatike vijnë pas një vale të fortë stuhish që ka prekur disa zona, duke krijuar ndërprerje trafiku dhe shqetësim për banorët.
Fut gura ne xhep heres tjeter
U rrezua Ok jo fluturon ne ajer