
Ish deputeti dhe gazetari karizmatik Mitro Çela vijon të publikojë pasazhe pikante nga jeta e tij.
Me nota humori dhe doza ironie, ai sjell disa rrëfime të shkurtra ku nuk nguron t'i shkruajë me sinqeritetin e moshës.
Më poshtë po përcjellim një prej shënimeve të tij të fundit ku rrëfen përballjen me një punonjëse seksi gjatë një shëtitje.
Postimi i plotë
Më pëqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhem si puna e Budës: Përtyp ide! Nuk di pse mu kujtua Stalini.
Në veprat e zgjedhura kishte botuar një letër. Ja dërgonte një grua. I shkruante nga një kolkoz, që ishin si biçim kooperativat tona bujqësore...
Kisha arritur tek Gjiri i Kuvave...(E ka zbuluar dhe emrin ja ka vënë Edi Rama...)
Kur frap nga shkurret doli një meso burrë. Në dorë mbante kandarin. E laçkaviti, ngriti xinxhirin dhe u largua me vrap.
-Normale,-mendova.-Ikin vitet. Dobësohen frenat dhe burri hap shalët mes drizave...
Pa tretur mendimet, nga shkurret ja bëhu një grua:
-Ku shkoi i paudhi. Bëme pazar. 10 mijë lekë. Kur mbaroi punë, më hodhi turinjve 5 mijë lekë dhe çau ferrat! Por koka bën koka pëson: Merr paratë, pastaj jep plaçkën.
-Je zonjë me tru!
-Po më pëlqen. Me ty ja vlen të bëj skonto 50 përqind...Hajde!
-Jam 74 vjeç. Nuk më ngre kandari. Është rritur çmimi i viagrave-70 për qind. Na mori në qafë lufta e Rusisë me Ukrinën...
-Lere Ukrainën në hallin e vet. Goja dhe gjuha ime ngjallin të vdekurin nga varri dhe jo më kandarin tënd, që ka rënë në gjumë si gjarpër!...Hajde të shohësh Amerikën. Sepse e di mirë: gratë e sërës tënde një zanat dinë: cip mbi cip!
-Turp është por jam me SID-ë.- Fola sipas variantit të një barcalete!
-Leri broçkullat! Edhe sikur të jesh me sifilis, sëmundja nuk merret nga goja, por nga zogu! Futu në kaçube!
-E di sakllam! Ma ka ënda. Por nuk kam asnjë koqe leku në xhep!
-Po fol, se më nxorre xhanë. Me këtë surrat, gruaja ta bën mirë që nuk të jep...protofolin. Ti, paratë, do i çosh o në kazino, o do shkosh me kurva! Por mua më merr të keqen. Jam zonjë...
U largua. Nisa të eci. Mendja u kthye tek letra e gruas për Stalinin.
-Shoku Stalin! Jetoj ne fshat. Kam tokë dhe lopë. Më erdhën në shtëpi dy burra. Me nishane. Më thanë:
-Mall e gjënë do e futësh në kolkoz!
Ngrita fustanin dhe u thashë:
-Ja ku e kam kolkozin!
Ikën. Pas disa ditëve më erdhi një kartë. Me firmë e vulë. Më quanin: Kulake!
-Shoku Stalin! Më bën derman?!
Vetë Stalini, shkruan. Porosita. "Të falet! E ka një kolkoz! Le ta punojë!".
Ky katunari, duket se ka ardh vonë në Tiranë: Gjiri i Kurvave ka qenë edhe kur Edi Ramës nuk i kishte dalë leshi akoma.
Mitrush Thela se thela ka hanger gjithe jeten si ne komunizen si ne pas.He me ta lumsha Mitro Thela per racen tata te kameleoneve eshte ky vend
O Nasi që të plasi dhe ti o 3w duket që jemi fshatarë të pa gdhëndur dhe hiqeni si të qytetëruar. Migruar ka bërë një tregim shumë të bukur ka ka dhe humor brënda dhe Tema besoj se ka bërë shumë mirë që e ka botuar se na hëngri politika. Po më e keqja është se më të shumtit e komentues vetëm janë " fshatarë" dhe kanë mësuar të përdorin internetin vetëm për të shprehur budallallëqet që kanë në tru.
I ke rene pikes me se e vertet.
Paske qene burre i mire edhe ne kohen e Stalinit o Mitro matufi. Si Fahri Balliu edhe ti mbajtet ne kembe "kolkozet" e kurvave dhe kurvareve te komunizmit.
Mitrua eshte burre me bagazh, dhe thote nje te vertet, por ju qe kundershtoni, jeni nga ata burra qe nxirni grate tuaja per pese lek.
Ti llazi e nxjerr per 10 lek. Mitro, gazetar i matufjepsur, nuk mund te bastartizohet shkrimi ne keto realitete te pista. Le te na shkruaj nje roman tani me keto pislleqe. Nuk e di si mund ti sherbejne shoqerise keto shkrime? Ti Llazi mund ta dish me mire. He mo Llaske ne trego.
Edhe une them qe eshte burre i mencur. Por mbi te gjitha e di mire dhe e njeh vehten qe nuk eshte per ate pune. Ka bere mire qe ka refuzuar se do e pergojonte kurv@ keq.
Edhe un si shume ktu mundet te kem vleresime jo edhe aq pozitive mbi fabulat e Publicistit ,por edhe me mire ,te shkruash dicka dhe afroshe opinionit mta beshe ate te lexoje dicka qe e zbavit ne menyre te kulturuar ,sesa te merresh me fake news ,me surratet e bushtrave dhe klanin e Krimit Politike gjithe kohes . Kur lexon shkrime te tilla ,zbavitesh ,nuk acarohesh dhe ngerdheshes ne surrate dhe te hipin kacabujte dhe nuk sah nte tjeret ,e me gruan e femijen ne shtepi sillesh si njeri ,ndryshe se me Lajmet ku tendosen nervat si kavo celiku dhe ti si lexues behesh gati te kafshosh te parin qe te del perpara . Pra , dijani per faleminderit Mitros pee kto shkrime qe qetsojne trut , sepse ne fund te fundit ai po ju dhuron dicka qetsuese duke kontribuar si nji qytetare aktiv i ksaj shoqerie . Nqs dikush di te shkruaj me mire ,le ta beje ,te shkruaj .Shkruani gjithmone ,mos hiqni dore asniher
Eshte shkrim inteligjent dhe me humor ooo bagetia e internetit
Vetem nje mendje e ndritur siç eshte e te madhit Mitro mundt te shkruaj nje sarkazëm te tille si ne ketë shkrim. Shum kam qeshur, je i mrekullueshëm profesor Mitro
Po pse e.Mero boton keto shkrime! Nuk po e kuptoj perse Shqiptaret sharjet dhe humorin e bejne vetem duke futur seksin. Nuk ka ngarje apo probleme te tjera ne Shqiperi qe shkrimtaret e famshem Shqiptar te shkruajne? Duket sikur Shqiptaret e kane mendjen vetem tek seksi 24 ore ne dite! Jeta ka shume gjera te tjera.
Çohu bre Enver dhe beju vleresimin ketyre. ....ndyresira. v
Ditare te tilla funderrinash duhet te “ lexojme” ne gazeta sepse jane histori vulgare dhe “edukuese” autori me siguri duhet te vizitohet dhe te sigurohet se e ka statusin e nje njeriu normal…!!!
O Ben po ti e ke mendjen te foltorja ti prishesh vetem po pe Saliun dhe te duket çudi qe ne njerzit normale kemi mendjen per sex.
Aty mbaje mendjen sa te duash! Une nuk ia kam idene se cfare eshte foltorja! Nga cola shkolle e ke mesuar qe njerezit normal mendojne per seksin 24 ore ne dite? Apo ne shkolle nate!
O mitro lesh cela ke pjerdh nga trute. O tema mos u merni me kete pafillo se i ka miza nga kosherja
Kur te shterin idete, me mire shko tek kafja e lagjes.