Po përpiqej të thyente rekordin botëror, çiklisti francez arrestohet në Rusi

8 Shtator 2025, 16:25Lifestyle TEMA
Po përpiqej të thyente rekordin botëror, çiklisti francez

Një shtetas francez është arrestuar dhe ndaluar në paraburgim nga autoritetet ruse në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga burime diplomatike franceze, të cilat nuk dhanë detaje mbi datën apo rrethanat e ndalimit.

Sipas gazetës franceze Le Monde, bëhet fjalë për Sofian Sehili, një çiklist 44-vjeçar i specializuar në garat e distancave të gjata. Ai u arrestua në Vladivostok, në fund të një udhëtimi me biçikletë nga Lisbona deri në skajin lindor të Rusisë, me qëllim thyerjen e rekordit botëror për përshkrimin e Euroazisë me biçikletë. Ai pritet të përballet me akuza për hyrje të paligjshme në territorin rus.

Burime nga Ministria e Jashtme Franceze bënë të ditur se Konsullata e Përgjithshme franceze në Moskë ka kontaktuar me autoritetet ruse dhe ka kërkuar ofrimin e mbrojtjes konsullore për qytetarin e saj.

Sofian Sehili, ish-gazetar në revistën Télérama, është një emër i njohur në çiklizmin e ultra-distancave. Në faqen e tij zyrtare, ai deklaron se ka marrë pjesë në më shumë se 25 gara që nga viti 2016, duke fituar 11 prej tyre. Në vitin 2017, ai përshkoi 16,000 kilometra nga Parisi në Tajvan për tre muaj./ E.K

2 Komente

  1. .
    .

    Po ku ka francez me emer Sofian Sehili, o loqe. Ndonje arab me pasaporte evropiane.

    Përgjigjjuni
    1. Çekan Boboshtica

      Po ça të duhet ty o loqe ça e kishte babën ose gjyshin ai i shkreti. Halli i tij është që ka vajtur si cjapi te kasapi te një shtet qen që të fut në burg jo pse ke bërë gjë po ngaqë ashtu i do qejfi shefit të spiunazhit të qytetit.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje