Pse me kalimin e moshës, pagjumësia vjen pothuajse tek të gjithë njerëzit?!

20 Qershor 2022, 11:22Lifestyle TEMA

Pse me kalimin e moshës, pagjumësia vjen pothuajse tek të

Pagjumësia, me kalimin e moshës, vjen tek pothuajse të gjithë. Me pak fjalë, flini gjithnjë e më keq. Një nga shkaqet mund të jetë hiperaktiviteti i neuroneve që nxisin zgjimin, siç del nga një studim mbi minjtë i kryer nga ekipi i Luis de Lecea, i Universitetit Stanford, SHBA.

Këto neurone gjenden në hipotalamus (një zonë e trurit) dhe prodhojnë një proteinë të quajtur oreksin ose hipokretin: është një neurotransmetues i përfshirë në rregullimin e ritmit gjumë-zgjim (mungesa e tij shkakton narkolepsi), te minjtë dhe te njerëzit dhe , me kalimin e moshës, numri i këtyre neuroneve zvogëlohet.

Por tani studiuesit kanë parë se, te minjtë më të vjetër, ata që mbeten kanë tendencë të bëhen më aktivë në gjumë. Dhe ky zbulim mund të jetë baza për kërkimin e barnave të reja.

Sidoqoftë, në përgjithësi, televizori i ndezur në dhomë ose llamba e rrugës mund të shqetësojnë gjumin aq sa të ndikojë në fiziologji dhe për rrjedhojë të nxisë pagjumësinë. Kjo sugjerohet nga një studim i bërë nga Universiteti Northwestern (SHBA) mbi 20 vullnetarë, të detyruar të flenë dy netë në errësirë ​​ose një natë në errësirë ​​dhe tjetrën me një dritë të dobët.

Studiuesit zbuluan, se në rastin me dritë, pati një rritje të rrahjeve të zemrës dhe një përkeqësim të aftësisë për të rregulluar sheqerin në gjak (duke matur nivelet e glukozës dhe insulinës, hormoni që i rregullon ato në mëngjes). Me dritë, studiuesit e ekipit konfirmuan se “edhe nëse flini, sistemi juaj nervor autonom aktivizohet”.

 

Lini një Përgjigje