
Javën e kaluar në "Dance Albania" në "Tv Klan" ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pranishëm në studio për të mbështetur bashkëshorten e tij konkurrente në spektakël, Anitën. Një puthje mes dy bashkëshortëve bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Gjatë emisionit të fundit, Alketa Vejsiu pyeti përse kishte shprehur aq shumë habi për puthjen mes bashkëshortëve. Ndërsa Ermal Mamaqi u përgjigj duke thënë se “Kryeministrat zakonisht puthin gratë e tjera”.
Alketa Vejsiu: Jam habitur çfarë komentesh ka pasur për puthjen e komandantit me ty javën e kaluar. Një portal kishte shkruajtur një Kryeministër puth në buzë gruan e tij.
Pse ishin çuditur kaq shumë nuk e kuptova. Kjo ishte gjëja më e bukur dhe më njerëzore që ka ndodhur.
Ermal Mamaqi: Zakonisht Kryeministrat puthin gratë e tjera, ky puth gruan e tij edhe është jonormale. Uau, dikush puthi gruan.
sa keq qe Ami s'ishte aty Ermal
cfare humori brilant.... tani vetem per kete fjali qe ka thene shqipot jane gati te paguajn 20,000 euro ne ore qe ta degjojne kur ky i motivon per te arritur sukses ne jete