Rita Ora së shpejti koncert madhështor në Tiranë: E emocionuar për rikthimin në Shqipëri

20 Korrik 2022, 13:31Lifestyle TEMA

Rita Ora së shpejti koncert madhështor në Tiranë: E

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në kryeqytet.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Rita Ora përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas për të gjithë, për të festuar së bashku vitin e Tiranës – Kryeqyteti Europian i Rinisë! Në 6 shtator, Sheshi Skënderbej”, shkruan Rita Ora.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Tirana EYC 2022 paraqitet si një makroprogram prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Rita Ora së shpejti koncert madhështor në Tiranë: E

 

 

2 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Eshte e mire shume -- Welcome home Rita ! Po pse nuk ftoni edhe Dua Lipa, Bebe Rexha and Ava Max qe te behet nje koncert madheshtor fare, te tundet Europa ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirsevjen o Ylli Shqiptareve Kosov

      Pot'presim ne krah yllo ,beje ate qe na mungon sot aq shume e na dhuro pak caste kenaqsie , e tunde njiher fort me na sjell loqken ne vend ,aty ku e ndjejm . Falm Rita Ora ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje