
Bahtjar Bajraktari i njohur si Dj Crax është liruar pas më shumë se 3 muajsh paraburgim.
Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgimi, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Kujtojmë që Bahtjar Bajraktari së bashku me Noizyn ishin akuzuar se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë.
Lini një Përgjigje