
Në programet televizive del një herë në muaj. Jep mendime mbi zhvillimin e ekonomisë, sugjerime për mbarëvajtjen e vendit. Është i saktë dhe i qartë. Vishet me sqimë. Më tepër se e rregullt, fytyra e tij është simpatike, vështrimin e ka të preokupuar.
Numri i universiteteve dhe i masterave që ka mbrojtur, është më shumë se gishtat e njërës dorë dhe më pak se ato të të dyjave.
Pallate të ndërtuar në Tiranë, shtëpia apo dyqane, ka me shumicë; gishtave të duarve duhet t’iu shtojmë edhe ato të këmbëve për të barazuar kandarin krahasues. Tirana e ka adoptuar atë, por, edhe ai e ka nderuar kryeqytetin, sidomos urbanistikën e tij bashkëkohore.
Vendlindjen e tij, atje larg, midis maleve, kurrë s’e ka harruar. Edhe po të dojë, nuk e harron dot, sepse bashkëqytetarët e kanë zgjedhur qytetar nderi dhe dihet që titulli, përveç lavdisë, ka edhe detyrime morale.
Jashtë shtetit del një herë në javë. Më tepër nga halli, se sa nga qejfi. Banka e tij, ashtu si shumë të tjera, nuk është e zonja t’i ruajë paratë e vëna me djersën e ballit. Me brengë ne zemër, detyrohet të depozitojë paratë duke u djersitur varavingo nëpër bankat e huaja, edhe pse ato janë të pajisura me kondicionerë.
Bakshishet i shpërndan nëpër restorantet e Evropës. Nuk i jep nga halli, i jep sepse i është bërë zakon. Është zemërgjerë dhe jo budalla. Aragostën e shoqëron vetëm me shampanjë.
Një ditë, solidariteti me bankat e gjen në Vienë. Me vete ka edhe familjen e bukur. Mungon vetëm qenushi barbonçin, i cili ka mbetur në Tiranën e largët. Shëtisin sa munden, sa në Prater e sa në muzeume, sa në Stephansdome e sa në Pallatin Perandorak, atje ku endej e trishtuar princesha Sisi.
Kënaqen. Ndryshe nga Sisi, ata janë të lumtur.
Për arsye sentimentale, drekojnë në një restorant italian. Ushqimi vendas është tepër i rëndë dhe aspak i jashtëzakonshëm, ndaj e evitojnë. Kafenë e pasdites preferojnë ta konsumojnë në një nga lokalet karakteristike të Vienës.
Aty ftojnë edhe një të njohurin e tyre, i cili banon prej vitesh në qytetin e vjetër. Flasin gjatë, tregojnë ato që kanë parë e vizituar. Qytetit perandorak, me ndërtesat e tij të vjetra, u ka lënë mbresa të pashlyeshme. Pas dy ditësh do nisen me makinë dhe do zbresin deri në Venecia. Pianoja që kanë porositur, do mbërrijë disa ditë më pas.
Qielli vienez është blu, hëna shkëlqen midis yjeve. Një ritëm valzeri dëgjohet nga një tarracë, aty pranë. Mbi krahë kanë hedhur pulovrat.
Trokasin gotat e mbushura me Cuba libre.
Vetëm një gjë akoma nuk e kam kuptur nga Viena !- i thotë bakshishmeni emigrantit të hershëm, atëherë kur mbrëmjes dëfryese i ka ardhur fundi.- Këta vjenezët, çfarë gjuhe flasin, austriakisht ?
Emigranti nuk i përgjigjet menjëherë. Mendohet pak. Pastaj kthen me eks gotën e tij. Pse duhet të jem esëll sot, thotë me vete.
Nuk e shqetëson pyetja që sapo ka dëgjuar. E shqetëson përgjigja që duhet të japë.
Mendohet…
Imagjinoni sikur ki dhiamant apo xhevair (turkika) te jet sunitoshqipfoles...!!!? U lodha kot duke e lexuar der ne fund.....
to mouni tis manas sou……
Kush eshte se nuk e morrem vesht?
Shkrim pa emer pa autor pa domëthenie?!!
Cfar ishte kjo Pordhe ju lutemi dhe nga doli ? - duket si parodi bakshishxhinjsh te lodhur e provincial kan mesuar te hane ne restorante , tipa qe s'dijne se cdo te thote Viene por dijne aq shume nga jeta sa gishtat e dores . Interesante bre ! - Per dreq me mungon deshira per te qeshur ne kte corbe Menu-je
Me shume eshte nji Perpjekje e Autorit (i cili ka frik te Dekaloroje emrin,kushedi perse !) per " me na e ngrit " duke na kercy Be Danc para syve tane , me tregu qe hej , shifni cfar te pasmes seksi kam un (!) . Tamam nji Menu Corbash , te marra nga Receta te ndryshme ,qe me provu nji lug te shprethejn te vjellat .
????????????
Ha ha ,me ne fund nje shkrim plot sens per bosat shqipetare.
cfare kuptimi ka kjo histori se nuk kuptuam asgje
Asgje nuk kuptuam...shkrim idiot....
KJO ESHTE nje anekdode e vjeter te cilen e tregonin per Tefta Camin,ministern e arsimit ne vitet 1980,kur ishte e shtruar ne nje spital ne Zvicer.Nje dashamires i Shqiperise ,me shume gjasa komunist,ishte edhe ai i shtruar ne te njejtin spital dhe e merr vesh se aty ndodhej dhe ministria e arsimit te Shqiperise.Nepermjet nje infermiereje i kerkon takim me ministern per ti shprehur simpatine e tij per Shqiperine por ministria e refuzoj se nuk e dinte'' gjuhen zvicerane''.Sa per mua une nuk u besoj te dy historive sepse injoranca nuk eshte kaq vulgare.
Një esse fantastike. Një pikturë e një reliteti të përmbysur. Paraja i bën zasllon( një term nga basketbolli, qe nënkupton, mbrojtje nga afër e kundershtarit) intelektualit, te diturit. Hapja e rrugës i lë fushë të hapur injorances që e ka portofolin( ata i thonë kuletë) të fryrë. Po triumfon bota e “kuletës”, jo ajo e trurit.
e kuptova menjehere kush eshte. Krytar i nje dhome tregetie