Shqiptari që po sfidon italianët, pica napoletane me aromë Shqipërie

4 Nëntor 2022, 10:12Lifestyle TEMA

Shqiptari që po sfidon italianët, pica napoletane me aromë

Jeta është plot sfida dhe shpesh ajo çfarë planifikojmë për të ardhmen na sjell një tjetër mundësi ku gjejmë veten. Këtë mund ta themi dhe për Ilir Avdullain, të riun nga Fieri që sot është ndër të rinjtë më të suksesshëm e që sfidon dhe vetë napolitanët me picat e tij.

Iliri shkoi në Itali pranë të vëllait ku dhe vijoi studimet për ekonomik. Por fati kishte rezervuar tjetër gjë për të. Bashkë me të vëllain, Julin, hapën një restorant në Friuli Venezia Giulia dhe ai braktisi studimet për t’iu përkushtuar punës së tij në restorant.

Ishte viti 2005, kur në vend të lapsit e letrës së llogarive, për duart e Ilirit pasioni u bë tashmë brumi i picës dhe përbërësit e tij. 

Dikur dikush i tha se çfarë e bënte të veçantë picën e tij nga të tjerët, e kështu le të themi se nisi dhe artin e picës, atë të veçantisë së brumit dhe përbërësve të fushës për t’i dhënë picës së tij napolitane dhe aromë Shqipërie.

Sot, ai dhe restoranti i tij konkurron në Akademinë Kombëtare Pizza DOC ku sfidon dhe vetë napoletanët me “artin” e tij.

3 Komente

  1. S
    Suksese Ilirit

    Nuk jam njohes ne detaje i Pizza-ve edhe pse si te gjithe i konsumoj me kenaqsi ,por ,,, a mundet te na sqaroj kush , se ku qendron Aroma Shqiptare ke kjo Pizza ? -Pyes sinqerishte thjeshte ,sepse aty shikojme nji Pizza me ca copa Sallami Mortadella dhe "Salzkosi " ose dicka e tille . Mos ka tze bej me ate sepse eshte shqiptare Iliri qe i ven ate Nofke pas Arome Shqiperie ? (booh) Sidoqofte eshte nji Lajm interesant ,qe ne njifar menyre Motivon shqiptaret kudo jane

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Nuk e di ti gazetar qe pica napolit behet e mir sepse ka macarelen origjinale por mbi te gjitha ka ujin e napolit sidhe doren e mjeshtrave napolitan Atyre cunave i uroj pun te mbar dhe suksese ne profesionin e picajolit por duhet te vin ne Napoli per pervoj me te mire

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        bo mami im petulla te fshira qe keta pizaiolet i rrujn bishtin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje