
Këngëtarja, Cher duket se ka gjetur dashurinë me producentin muzikor, Alexander Edwards. Të kapur për dore, këngëtarja 76-vjeçare dhe producenti 36-vjeçar janë parë duke ecur nëpër rrugët e Kalifornisë pasi më parë shijuan një darkë me mikun e tyre të përbashkët, Tyga.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail, imazhi flet vetë, pasi Cher dhe producenti, megjithë shkrepjet e paparacëve, vazhduan të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar apo mohuar lidhjen e tyre deri më tani.
Kush është Alexander Edwards?
Alexander është producent muzikor i Universal Music Group dhe një vit më parë pushtoi mediat me jetën e tij personale. Emri i tij u komentua shumë pas akuzave të ish-it, Amber Rose, e cila është modele dhe themeluese e organizatës Slutwalk (e cila mbron viktimat e përdhunimit dhe abuzimit).
Edwards u akuzua se e kishte tradhtuar me të paktën 12 femra të ndryshme. Rose tregoi se ai e kishte trajtuar keq ndërsa fliste për abuzim mendor dhe mosrespektim. Siç tha ajo, jo vetëm që e ka tradhtuar por nuk e ka respektuar për asnjë moment, as atë dhe as fëmijën që kanë bërë bashkë.
Kush po e rruan k…in per kete plake te cmendur qe shkon me nje te ri sh te ri se ajo, cfare te jep ajo plakushe pervec parase qe ka….!!!
ka dash k...va me pervoje i shkreti nones