Si po përpiqen "ushtarët" e Albin Kurtit ta denigrojnë Dua Lipën

15 Qershor 2022, 11:36Lifestyle TEMA

Si po përpiqen "ushtarët" e Albin Kurtit ta denigrojnë

Festivali i njohur, "Sunny Hill", nuk do të mbahet në Prishtinë. Kështu ka njoftuar Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa. Tanimë, "Sunny Hill"-i do të mbahet në Tiranë.

Dukagjin Lipa ka bërë të ditur se, pas injorimit nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe asamblistëve të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, ka vendosur që ta zhvendosë festivalin në Tiranë.

"Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë", shkroi mes tjerash.

Tutje, Lipa shtoi se përkundër faktit që kanë hyrë në vitin e tretë të pritjes së mbylljes së kësaj çështjeje, ende nuk ka finalizim.

Menjëherë pas njoftimi të Lipës, përkrahës të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti u lëshuan në sulm ndaj Dua Lipës dhe babait të saj.

I pari që reagoi në lidhje me këtë çështje ishte Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LV-së në Prishtinë.

Në postimin e tij në Facebook, të cilin e përfundoi “me respekt”,  tha se e mirëpret heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë, bile la të kuptohet se ka pasur pazar.

“Të dashur qytetarë, duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.  Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, shkroi ai në Facebook.

Përveç Sveçlës, përkahësit e LV-së filluan të publikojnë një fotografi të Dukagjin Lipës dhe kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, e cila e mbante mbishkrimin ”Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën – bëhuni gati”.

Fotografia e cila tash po shpërndahet me të madhe është bërë vitin e kaluar më 12 qershor 2021. 

E kjo fotografi po tentohet që të përdoret tani kur "Sunny Hill"-i është zhvendosur në Tiranë, kinse Dukagjin Lipa ka pasur marrëveshje më herët me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj, që të mbahet atje festivali.

E vërteta e fotografisë qëndron për krejt diçka tjetër dhe jo për "Sunny Hill", siç po tentohet të përdoret.

Kjo fotografi ka të bëjë me organizimin e një ngjarje, meqë Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Askund nuk theksohet se "Sunny Hill"-i është ‘gatuar’ më parë që të shkojë në Tiranë e të mos mbahet në Prishtinë.

Për më tepër, edhe Qeveria e Kosovës konfirmoi se ka kërkuar dokumente shtesë për festivalin "Sunny Hill".

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se i është kërkuar vendim i shpejtë për "Sunny Hill".

Në anën tjetër, në Tiranë u prit me entuziazëm lajmi se "Sunny Hill" do të mbahet atje.

I pari i Tiranës, Erion Veliaj, për Nacionale ka thënë se kryeqyteti i Shqipërisë është i përgatitur për të pritur ngjarje të mëdha duke shtuar se është një prestigj i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar që një festival i tillë organizohet aty.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu i është gëzuar lajmit që "Sunny Hill" do të organizohet në Tiranë.

Rama e ka vlerësuar këtë si një lajm të mirë, duke shtuar se "Sunny Hill" po vjen në Tiranë dhe se në muajin gusht Dua Lipa dhe të ftuarit e tjerë do t'i ndriçojnë netët e Tiranës.

Ndryshe, Gazeta Nacionale ka raportuar për një mbledhje që u mbajt javën e kaluar, e të cilën e kishte udhëhequr Albin Kurti - e ku po merrte pjesë Përparim Rama dhe disa ministra e ku temë diskutimi ishte "Sunny Hill Festival".

Në këtë takim, Kurti e varrosi ëndrrën e qindra mijëra të rinjve për organizimin e "Sunny Hill"-it në Prishtinë.

33 Komente

  1. s
    specialisti

    O Albin. Po gabon. Mos fajeso Shqiperine e Dua Lipen per kete vendim.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shpresa

      Albini dhe Svecla me shoke nuk e kuptojne se ky Festival ka qelim qe te mbijetoje per 99 vjet duke i dhene drite dhe hapesire Kosoves , Jehone ketij shteti te Ri ne gjithe Boten dhe misioni Fisnik i Festivalit ishte ta beje sa me te njohur Kosoven dhe brezit te Ri ti sherbeje si nje nisme e Mire dhe te kene mundesi qe te gjitha talentet te trajnohen dhe te kene Sukses kudo ne Bote duke ja shtuar Vlerat vendit te vet .Do ti quaja Patetic qedrimet e politikes vendase . Shikoni larg te nderuar politikane albine dhe dilni nga veza se eshte koha per tu rritur dhe jo per tu tkurrun

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sheqerja pjelli Non Grata

      Vv’je,është një Qenef perplot me Neojugosllav dhe Osmanlinj.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Komenti më inteligjent që kam lexuar këtë vit. Respekte

        Përgjigjjuni
      2. B
        Balozi i zi Jan Xhan Xhon Ivan

        inat shqipkaresh

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceni

          Albini nuk vendos dot per nje festival, jo me per raporte mes shtetesh. Albini ka vdek. Kosovare, te rroni vet!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari nga Kosova

            Ceni,mjerisht keshtu eshte.

            Përgjigjjuni
          2. D
            DikManJaku

            Prisni i her prisni se na e bete kete Dukagjinin shenjtor dhe shpetimtar te Kosoves. Si u kerkoka trualli falas per 99 vjet??? Cfare garancie ka qe ky festival do te zhvillohet pas 5 por edhe 1 ose dy vjetesh duke pare situaten ne bote?? Kush na thote qe ky zotnia sdo ti fuse nje super resort se 99 vjet jane 3 breza e deri atehere edhe Dua-se do ti kete mbire bari lere me Dukagjinit. Cfare kuptimi ka ta anulosh festivalin e sivjetshem?? Fundja nuk e pengonte askush qe ta benin festivalin kete vit derisa te arrinin nje marveshje sepse nuk i kishin thene jo i kishin thene na jep ca dokumenta shtese se perse po e kerkon per 99 vjet e jo per 25 psh. Kshu qe mos u habisni fare qe lobimi i Propagandes se Bashkise ka bere punen e vet. Beni gati valixhet miq,edhe pak dhe Erioni do behet Kryeminister. Ta gezoje Duaja me Dukagjinin njehere ne vit qe vijne Shqiperine dhe Tiranen

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Albini nuk I ben leket rrush e kumbulla por ndihme per popullin e arme per tu mbrojtur....

              Përgjigjjuni
              1. N
                Naim Frashëri

                Armet Fiti ne Bithe Idjot

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eni

                  Mos e ndot emrin e Naimit o patronazhist....me Maksim te 1940 po luftonin ne Ukraike...ju I shkrite e I bete skrap...gjithe ministrat e mbrojtjes e kryeministrat nga 92 duhen denuar per tradheti....sidomos Majkoe Mediu

                  Përgjigjjuni
              2. A
                AI

                Nuk jepet prona publike 1 Euro si ne Shqiperi e me ppp apo investitore strategjik atje.....nuk eshte zot Albini si Rama.......ai eshtr njeri I thjeshte me shpi 70 m ....plera te korruptuar

                Përgjigjjuni
                1. I
                  IA

                  Patjeter, Kosova vendlindja e demokracise ne Ballkan.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Timi

                  Shume mire qe behet ne Tirane. Albini po i bën konkurrencë talibaneve të isisit me këto gjeste. Sa më shpejt ta kuptojmë në KS aq më mirë. Për mua Tirana është kryeqyteti i shqiptarëve kudo që janë.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zdromsi

                    A zot...jepjani mo ato leke Peleshit...te bleje ndonje makine zjarrfikse a mitraloz....lerini mo kto harxhime PS sens ne kto kohera...pse shpenzoni parate tona....turp te kini.....sa do shpenzoni? E kujt ja hoqet? Cmarreveshje bete? Jepini o bajraktare jepini....o Enver ngrihu.....

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patrioti

                      Rob me te trashe se keta qolet e vetvendosjes dhe krahu debil i Voza Asmonit nuk me kane zene syte deri me sot.Keta ja lene kapilin ne dere dhe vellait se kane problem aq te neveritshem jane

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Taulant

                        Shqiperia eshte bere han pa porta. Qytetaret nuk pyeten vendimet merren si ne kohen e diktatures prej 2-3 veteve.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lautant

                          Pse mos valle di vend ne bote qe vijne te pyesin te shpia: me fal zoteri, a po te pelqen? Mbaj pergjegjesi, per voten qe ke dhene, per mosperfshirjen ne vendimarrje dhe grupe interesi. Nese nuk e ben dot, te lutem largohu, qyteterohu dhe merr ne qafe vend tjeter.

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Supaxhiu 300 evro

                          Nuk e kuptoj se ku egziston problemi!Dua pèrfaqèson kombin shqiptar anemban botès duke e demostruar me fakte konkrete nè kèngè ,intervista tv,radio nè tè gjith botèn.Problemet teknike nè krahasim me vendin ku zhvillohet festivali janè detaje qè zgjidhen nè heshtje midis palève pa mbushur gazetat me artikuj ku ofendojm vet kombin tonè.Jam i mendimit se Dua nè çdo kènd tè botès tè kèrkonte njè vend pèr festival çdo shtet i shtron tapetet e kuq,pastaj nqse vihet nè pikpyetje pèr 99 tè vjet apo 50 tè janè gjèra qè zgjidhen.Tè mendojmè vetm faktin qè nèpèrmjet emrit tè Duas do tè vijnè ajka e muzikès botèrore do tè thotè se turizmi do triunfoj.Thellohuni dhe reflektoni vèllezèr kosovar sepse Lali Eri ka pranuar Dua Lipèn sepse e njeh mir botèn e muzikès dhe di tè vlersoj gjakun shqiptar.Jam gati tè vendos bast sa tè marrin vesh sèrbèt i dhurojn vendin pèr koncert pèr gjith jetèn?Kaq miope èshtè politika e vetvendosjes ,Nèn Tereza shqiptare dhe maqedonsit kèkonin t'a pèrvetèsonin,Gj,Kastriotin disa injorant historian kèrkojn ti ndryshojn origjinèn e Nènès,grekèt mohojn heronjt arvanitas tè 1821 it.Bota nuk ka mite dhe i krijojn nga zerua ndèrsa ne e kemi Dua Lipèn dhe i mbyllim portat?Njè njeriu im mori pjes nè koncertin e Dua dy javè mè parè nè Milano duke bèrè qindra km rrugè ,kèngètare madhèshtore dhe krenaria jonè shqiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Supaxhiu 300 evro

                            Nuk e kuptoj se ku egziston problemi!Dua pèrfaqèson kombin shqiptar anemban botès duke e demostruar me fakte konkrete nè kèngè ,intervista tv,radio nè tè gjith botèn.Problemet teknike nè krahasim me vendin ku zhvillohet festivali janè detaje qè zgjidhen nè heshtje midis palève pa mbushur gazetat me artikuj ku ofendojm vet kombin tonè.Jam i mendimit se Dua nè çdo kènd tè botès tè kèrkonte njè vend pèr festival çdo shtet i shtron tapetet e kuq,pastaj nqse vihet nè pikpyetje pèr 99 tè vjet apo 50 tè janè gjèra qè zgjidhen.Tè mendojmè vetm faktin qè nèpèrmjet emrit tè Duas do tè vijnè ajka e muzikès botèrore do tè thotè se turizmi do triunfoj.Thellohuni dhe reflektoni vèllezèr kosovar sepse Lali Eri ka pranuar Dua Lipèn sepse e njeh mir botèn e muzikès dhe di tè vlersoj gjakun shqiptar.Jam gati tè vendos bast sa tè marrin vesh sèrbèt i dhurojn vendin pèr koncert pèr gjith jetèn?Kaq miope èshtè politika e vetvendosjes ,Nèn Tereza shqiptare dhe maqedonsit kèkonin t'a pèrvetèsonin,Gj,Kastriotin disa injorant historian kèrkojn ti ndryshojn origjinèn e Nènès,grekèt mohojn heronjt arvanitas tè 1821 it.Bota nuk ka mite dhe i krijojn nga zerua ndèrsa ne e kemi Dua Lipèn dhe i mbyllim portat?Njè njeriu im mori pjes nè koncertin e Dua dy javè mè parè nè Milano duke bèrè qindra km rrugè ,kèngètare madhèshtore dhe krenaria jonè shqiptare.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Duaje Familjen si Folene me te ngrohte

                              Fix fare .nuk i heq asnje presje

                              Përgjigjjuni
                            2. R
                              Rrespekt Familjes se Dua Lipa-s Mirsevini ne Atdhe

                              Mirsevini ne Atdheun tuaj Cifti simpatik dhe shume kenaqsi ne qendrimin tuaj

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mali

                                O IDIOTER KJO FARE KENGETAREJE KA KERKU TI JAP SHTETI NJE TOKE NE PRONESI PER 99VJET E KUPTONI SA SEMURE ESHTE NGA TRUTE

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lami

                                  I semure je ti, qe e poston komentin 2 here me germa kapitale. Apo mos valle te eshte prishur tastiera dhe mouse.

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  Mali

                                  O IDIOTER KJO FARE KENGETAREJE KA KERKU TI JAP SHTETI NJE TOKE NE PRONESI PER 99VJET E KUPTONI SA SEMURE ESHTE NGA TRUTE

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Babo

                                    Per 99 vite iken edhe 17 hektare Shqiperi per leshin e Sunny Hill. Perse nuk e blejne tek privati? Te tjerat jane genjeshtra.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bardhyli nga Kosova

                                      TRADHTIA KOMBËTARE E KA EMRIN EDVIN TOPTAN RAMA ============================================ Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, këshillat e piktorit Edi Toptan Rama, kryeqenit të Shqipërisë, mund t’i përdor vetëm si letër toaleti. Edi Rama piktori, kryeqeni tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, e ka të cekët zgjuarësinë dhe aftësinë, saqë nuk është në gjendje ta kuptojë lojën e rrezikshme që ia ka amputuar në kokë krimineli Aleksadnër Vuçiq. Kryeqenit të Shqipërisë së Partisë Serbe (PS), i duket arritje e madhe që krimineli serb Vuçiq paska rënë dakord të ulet më të në tavolinë dhe e paska pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve, si pjesë e Bythës së Hapur. Edi Toptan Rama piktori, kryeministër tradhtar i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, ende s'e ka kuptuar thënien filozofike të popullit “Ja afër detit, ja afër mbretit’, që do të thotë se Shqipëria që e ka detin, e ka para tërë botën, se Shqipëria me detin është shumë më e fuqishme dhe me mundësi zhvillimi miliona herë më të mëdha se Serbia që Edi Toptan Rama e ka aq për zemër. Rama Lukashenko Bis akoma nuk e kupton se Serbia e ka mashtruar në palcë, sepse ajo pa detin e Shqipërisë as nuk mund të merr frymë.  Nuk i dëgjon as këshillat e ekspertëve shqiptarë të ekonomisë, të cilët me fakte argumentojnë se nga Bytha e Hapur fitojnë vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut, sepse Serbia eksporton në Shqipëri 5 herë më shumë mallra se Shqipëria që eksporton në Serbi. Se Maqedonia e Veriut eksporton në Shqipërii 3 herë më shumë se Shqipëria që eksporton në Maqedoninë e veriut. Edi Toptan Rama, kryeqen i Shqipërisë serbe nuk po e kupton se pse Albin Kurti Kryeministër i Kosovës nuk e pranon Bythën e Hapur, këtë mashtrim tinëzar të Vuçiq fashistit. Ballkani i Hapur mund të realizohet vetëm atëherë kur Serbia e njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran, atëherë kur Serbia e pranon gjenocidin e kryer në Kosovë, atëherë kur Serbia t’i nxjerr para drejtësisë kriminelët serbë dhe atëherë kur Serbia t’i paguajë Kosovës reparacionet e agresionit gjenocidal, që e kreu në vitët 1998/99. Piktori Edi Toptan Rama, kryeqeni i Shqipërisë ripjerdhëse e injoron thënia filozofike të popullit tonë “kadal Beg se ka hendek”. Por Kosova do t'iu mbetet në fyt kryeqenit Rama dhe fashistit Vuçiq. Këtyre bajgave ballkanase që marrin yrysh t’i dalin para edhe Procesit të Berlinit dhe BE-së, edhepse e dinë shumë mirë se karshi kësaj nisme duken si dy karkaleca të mpirë. Edi Toptan Rama gënjen se kinse Kosova dëshiron të ndikojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. E vërteta është se Edi Toptan Rama sëbashku me udbashin Baton Stanišič ka vite që fusin hundët e flliqura në Kosovë për interesa të Serbisë. Albin Kurti, Kryeministri fuqiplotë i Kosovës dhe Qeveria e tij erdhën në pushtet pas fitores së pastër plebishitare në zjedhjet e 14 shkurtit 2021. Albin Kurti, kryeministër i të gjithë shqiptarëve, është atdhetar i dëshmuar, është i pakompromituar, burrështetas i sinqertë, guximtar i pakompromis dhe vizionar gjeni që di t’i dal për zot Kosovës. Pastaj , Kryeministri Albin Kurti është shumë më i përgatitur se Edi Toptan Rama në të gjitha aspektet. Rrumpalla gjatallan i Partisë Serbe (PS) është vetëm një piktor i dështuar mediokër. Është vetëm një kopil i Dušan Mugošës e Milladin Popovičit. Kryeministri i të gjithë shqiptarëve, Albin Kurti nuk ka nevojë për këshillat dashakeqe e djallëzore të Edi Toptan Ramës. Këshillat eventuale të Ramës, Kurti mund t’i përdorë vetëm si letër toaleti. Kosova dhe Albin Kurti me Qeverinë e tij do ta ballafaqojnë Serbinë me të kaluarën gjenocidale kundër shqiptarëve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për Krimet e Luftës. Piktori deshtak Edi Toptan Rama, kryqeni  tradhtar e Shqipërisë ripjerdhëse është fatkeqësia e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar. Anash malokëria analfabete, por e patolerueshme si kanë lejuar ntelektualët  shqiptarë në Shqipëri që për të tretën herë të zgjidhet kryeqen një piktor mjeran dhe antikombëtar. Një drogmen që asnjëherë nuk tha një të vetme fjalë për Çështjen Çame në Greqi, por i dhuroi Greqisë 12 milje të detit shqiptar. Shqiptarët e kudondodhur nuk ia kanë nevojën Edi Toptan Ramës, sepse çdo veprimi të tij i vie era tradhti. Pseudoatdhetari i shtirur Ramziu vazhdon të bëjë pazar me trojet shqiptare dhe me gjakun e të rënëve në Kosovë. Andaj, le ta dijë mirë çdo shqiptar i Kosovës e çdo shqiptar tjetër kudo që jeton e ndodhet se Edi Toptan Rama dhe Baton Stanišiči janë tradhëtarët e gjithë shqiptarëve, janë pazarxhinjtë e trojeve tona. Janë ata të cilët me pazaret e tyre me Vuçiçin dhe Beogradin i kanë bërë dëmin më të madhë të ardhmes së Kosovës. Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti e ekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo janë. Poshtë tradhtarët. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zidhyli

                                        Mund te martohesh me Albinin, se se shpejti do legalizohen dhe martesat.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. M
                                        Marash

                                        Ky burri do nje prone shteti per 99 vjet pa pagese. Edhe Tom Doshi e paguan nje euro per meter katror, babai i Dua lipes e Do pa lek krejt

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Romioi filohelen alla TurkoPontos

                                          Mund te sillte 10 milion euro ne qurkullim ky festival nese do mbaheshe ne Prishtin pa marr konsideraten e vleres se publicitetit qe sjell Dua Lipa ne Republiken e Kosoves Albinjoti nuk po duket pro te bej biznes e marketing per kryeqytetin e Kosoves qenka burnot alla komunist i izoluar.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          The truth

                                          Vetem ne Shqiperi merret toke falas. Ne bote blen shtepine por token nuk e ke tenden, paguan taksen per te por asgje por vetem per lule. Lipes dhe dugagjinit edhe kur e paguaj per dicka ja shqyejne bythen jo me ti japin toke as per nje dite. Do te bej koncert paguan per vendind dhe ditet sa vet e dine. E di dukagjini me lipen kete prandaj i jane turrur Kosoves dhe Shqiperise, vetem aty merret pa paguar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dini

                                            Artikull tejet amator dhe tendencioz. Nese nuk mbahet ne Prishtine sepse nuk iu dha toka, jo qe nuk iu dha por kerkohej kohe dhe rishqyrtim. Ateher si u mbajka ne Tirane? U dha Tirana 17 hektar toke apo si? Ky festival me duket sikur pules kur ti vie veza e leshon ku do qe qellon. Nuk kam asgje kunder,po mbahet ne Tirane ,jo ne Beograd. Por artikuj te tille dhe trumbetimi i Rames si fitore jane tejet skandaloze.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Saimir.

                                              BASHKOHUNI!! O SHQIPTARË.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje