FOTOT: Rrëfimi i ish-gruas së djalit të Joe Biden, pas skandaleve të tij

14 Qershor 2022, 17:54Lifestyle TEMA

FOTOT: Rrëfimi i ish-gruas së djalit të Joe Biden, pas skandaleve

Kathleen Buhle, ish-bashkëshortja e Hunter Biden, ka deklaruar në një intervistë se ajo nuk kishte asnjë kontroll mbi financat e saj kur ishte e martuar dhe se kishte lejuar bashkëshortin të merrte vendimet e tyre financiare.

“Kjo ishte një nga pjesët më të vështira për mua për të shkruar dhe për ta pranuar”– tha Buhle për programin “Good Morning America” ​​në ABC, në intervistën e saj të parë televizive në lidhje me librin e saj me kujtime i cili del në shitje të martën. “If We Break” apo “Nëse ne ndahemi” është titulli i librit të saj ku Buhle tregon për martesën e tyre 24-vjeçare.

“Është e turpshme të thuash se ia kam lënë të gjithë kontrollin financiar burrit tim.”– tha ajo, duke shtuar: “Më pëlqenin gjërat e bukura. Dhe nuk doja të mendoja për koston me të cilën po vinin.”

Hunter Biden është në qendër të një hetimi të vazhdueshëm të Departamentit të Drejtësisë për marrëdhëniet e tij financiare dhe taksat. Buhle tha të martën se ajo nuk do të ishte e dobishme nëse do të merret në pyetje nga qeveria lidhur me këtë hetim duke thënë se ajo nuk dinte asgjë.

CNN shkruan se ka kërkuar komente nga avokatët e Shtëpisë së Bardhë dhe Hunter Biden për intervistën e ish-gruas së tij, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Buhle pranoi se ishte në dijeni se çifti i detyrohej para Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme në fillim të viteve 2000, por Hunter Biden i kishte thënë asaj se ai kishte “krijuar një plan pagese dhe nuk ishte i shqetësuar”.

Buhle diskutoi gjithashtu vitet e varësisë së ish-bashkëshortit dhe u pyet nëse ajo e njihte personin me të cilin ishte martuar në shumë fotografi të tij.

Kujtojmë që Hunter Biden është përfshirë jo vetëm në skandale financiare, por edhe seksuale, madje i kanë dale edhe disa foto të sikletshme.

“Aspak”– tha Buhle. “Ai po luftonte nën një varësi të madhe ndaj drogës dhe kjo është zemërthyese dhe e dhimbshme”

Çifti u divorcua në vitin 2017 pas 24 vitesh martesë. Kathleen Buhle rriti tre vajza të quajtura Naomi, Finnegan dhe Maisy, me djalin e presidentit Joe Biden.

6 Komente

  1. c
    cudi e modhe

    foto e fundit duket si Melanie.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Transparent

      Kjo foto e fundit me Melania Trump eshte gjetur ne nje kompjuter te abandonuar dhe eshte bere publike nga persona te panjohur. Eshte nje fotoshop i nje cilesie te dobet dhe eshte denoncuar si "Fake". Merooo, bej kujdes o i shkrete, se po te erdhi ndonje flet gjobe nga USA, as Edromi nuk do te bej derman

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laku

        HUNTERI I BABIT KUR I VDIQ I VELLAI MBAS DY JAVESH FILLOI TE FLINTE DHE DHE AKOMA VAZHDON ME GRUAN E TIJ.FAMILJE E DEGJENERUAR DHE BIDONI HIQET DHE SI AUTORITAR. VETEM KOKE KUQIT USA I PELQEN,SE DHE AI FAMILJE KURVASH ESHTE.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Transparent

          Me sa duket, Bidoni nuk do jete me zgjedhja e Demokrateve per "presidencialet" e ardheshme ne USA....Do fillojne ta menjanojne. Perderisa vete CNN publikon gjera te tilla, ..do i kerkojne te dorhiqet per arsye shendetsore...

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi21

            A doni me per Belulin ....ha.....ha.......... Keot jane te gjitha photoshop, ai eshte nje businessmen me experience dhe nuhatje te madhe per gjithecka si paraja, droga, sexi etjere........

            Përgjigjjuni
            1. d
              dulja

              kjo e fundit eshte Melany Trump ?????

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje